RMV, u formuan grupet e punës për ndryshime në Kodin Penal dhe Këshillin Gjyqësor
Ministria për Drejtësi në Maqedoninë e Veriut ka publikuar grupet e punës që kanë për obligim të përpilojnë ndryshimet në Kodin Penal dhe Këshillin Gjyqësor, duke i caktuar edhe udhëheqësit e grupeve, transmeton Portalb.mk. Për kryetar të grupit të punës për përgatitjen e propozim-ndryshimeve të Kodit Penal është emëruar D-r Aleksandara Deanoska Trendafilove, ndërsa për […]
Ministria për Drejtësi në Maqedoninë e Veriut ka publikuar grupet e punës që kanë për obligim të përpilojnë ndryshimet në Kodin Penal dhe Këshillin Gjyqësor, duke i caktuar edhe udhëheqësit e grupeve, transmeton Portalb.mk.
Për kryetar të grupit të punës për përgatitjen e propozim-ndryshimeve të Kodit Penal është emëruar D-r Aleksandara Deanoska Trendafilove, ndërsa për kryetar të grupit të punës për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për Këshill Gjyqësor është emëruar Mirjana Lazarova Trajkovska.
Anëtarë të grupit të punës për ndryshimet e Këshillit Gjyqësor janë: Denis Preshova, profesor i çrregullt në Fakultetin Juridik “Justiniani i parë” – Shkup; Aleksandra Deanoska Trendafilova, profesoreshë në Fakultetin Juridik “Justiniani i parë” – Shkup; Aleksandar Kambovski, kryetar i Këshillit Gjyqësor të Republikës së Maqedonisë; Ariton Ala, anëtar i Këshillit Gjyqësor të Republikës së Maqedonisë së Veriut; Zoran Gerasimovski, gjyqtar në Gjykatën e Apelit në Shkup; Ismeta Amet, gjyqtare në Gjykatën e Lartë Administrative të Republikës së Maqedonisë; Ivana Petkovska, përfaqësuese e grupit BLUEPRINT të organizatave të shoqërisë civile; Jelena Kadriç, përfaqësuese e grupit BLUEPRINT të organizatave të shoqërisë civile; Aleksandra Cvetanovska, këshilltare speciale e ministrit në Ministrinë e Drejtësisë së Republikës së Maqedonisë dhe Nikolina Mikeska Kostadinovska, udhëheqëse e sektorit gjyqësor në Ministrinë e Drejtësisë së Republikës së Maqedonisë.
Anëtarë të grupit të punës për ndryshime në Kodin Penal janë Cvetanka Periq, gjyqtare në Gjykatën Supreme të Republikës së Maqedonisë së Veriut; Elvin Veli, prokuror publik në Prokurorinë Publike të Republikës së Maqedonisë së Veriut; Daniela Aleksovska Stojanovska, gjyqtare në Gjykatën Themelore Penale Shkup; Vladimir Tufekxhiq, avokat; Zharko Haxhi-Zafirov, përfaqësues i grupit BLUEPRINT të organizatave të shoqërisë civile dhe Nikolla Prokopenko, këshilltar shtetëror për legjislacion penal në Ministrinë e Drejtësisë së RMV-së.
Ndryshe, pas marrjes së detyrës në qershor të vitit 2024, ministri i Drejtësisë Igor Filkov bëri të ditur se do të ndryshohet sërish Kodi Penal, si mënyrë për të anuluar situatën e krijuar nga ndryshimet e diskutueshme të vitit të kaluar në Kodin Penal.
Pasojat e ndryshimeve në Kodin Penal (KP), të cilat parashikojnë dënime më të ulëta, por edhe vjetërsim më të shpejtë për veprat e keqpërdorimit të detyrës, punë nga pakujdesia dhe bashkimit kriminal, për herë të parë u panë 20 ditë pas miratimit të tyre. Në vend të vitit 2051, lënda për ish-anëtarin e Këshillit Gjyqësor, gjyqtarit nga Tetova Zoran Teofilovski skadoi po atë ditë, i cili gjykohej për keqpërdorim të pozitës zyrtare.
Me ndryshimet në Kodin Penal, asnjë zyrtar nuk përballet me dënim më të lartë se 5 vjet burg, nëse keqpërdorë detyrën. Gjithashtu, të gjitha aktet e shpërdorimit të shërbimit të kryera para vitit 2013 iu nënshtruan vjetërsimit (më parë vjetërsimi absolut ishte 40 vjet, ndërsa tani 10).
- LEXO: Filkov: Kodi i ri Penal pres të miratohet këtë vit, tani punojmë për një zgjidhje të shkurtër ligjore
- LEXO: RMV, Ministria e Drejtësisë hartoi Kod të ri Penal dhe ia dërgoi Komisionit Evropian
- LEXO: RMV-së urgjentisht i duhet Kod i ri Penal për të zbutur dëmet që lanë rastet e vjetëruara të korrupsionit të lartë