Ndërroi jetë në një vetëaksident motoçiklisti në Maqedoninë e Veriut

Policia e Maqedonisë së Veriut ka njoftuar që një motoçiklist ka ndërruar jetë pas një aksidenti që ka ndodhur dje në orët e mbrëmjes, transmeton Portalb.mk. “Në Stacionin Policore në Radovisht u raportuar që në rrugën magjistrale Radovish – Shtip, një motor “Yamaha” pa regjistrim, ka devijuar jashtë rrugës”, raportoi Policia. Ngasësi i motorit ishte […]

gusht 4, 2024 - 00:30
 0  4
Ndërroi jetë në një vetëaksident motoçiklisti në Maqedoninë e Veriut
Vetura e ndihmës së shpejtë

Policia e Maqedonisë së Veriut ka njoftuar që një motoçiklist ka ndërruar jetë pas një aksidenti që ka ndodhur dje në orët e mbrëmjes, transmeton Portalb.mk.

“Në Stacionin Policore në Radovisht u raportuar që në rrugën magjistrale Radovish – Shtip, një motor “Yamaha” pa regjistrim, ka devijuar jashtë rrugës”, raportoi Policia.

Ngasësi i motorit ishte 35 vjeçari S.M. nga Strumica.

Ndihma e shpejtë kishte marrë 35 vjeçarin dhe e kishte dërguar në Spitalin Klinik në Shtip ku ishte konstatuar edhe vdekja e tij.

Në periudhën e njëjtë në Stacionin Policor në Kavadarci është raportuar edhe për një aksident tjetër me motor “Hamachi”, pa regjistrim, ku motoçiklisti ka marrëve vetëm lëndime të lehta trupore.