Ndryshimet ligjore për rritjen e pensioneve kaluan në Qeveri, së shpejti në procedurë parlamentare
Propozim ligji për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për sigurim pensional dhe invalidor, me të cilin do të mundësohet rritja e pensioneve më 1 shtator 2024 dhe 1 mars 2025, The post Ndryshimet ligjore për rritjen e pensioneve kaluan në Qeveri, së shpejti në procedurë parlamentare appeared first on Flaka, në çdo lajm... .
Propozim ligji për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për sigurim pensional dhe invalidor, me të cilin do të mundësohet rritja e pensioneve më 1 shtator 2024 dhe 1 mars 2025, ka kaluar në procedurë qeveritare dhe së shpejti do të të jetë para deputetëve në Kuvend.
Më konkretisht, me 1 shtator të vitit 2024, të gjitha llojet e pensioneve të realizuara sipas këtij ligji nga 31.08.2024 do të rriten për 2.500 denarë dhe më 1 mars 2025, të gjitha llojet e pensioneve të realizuara me këtë ligj që nga data 28 shkurt 2025 rriten për 2.500 denarë, njoftoi Ministria e Politikës Sociale, Demografisë dhe Rinisë, e cila propozoi ndryshimet ligjore.
Ministria thekson se qëllimi i ndryshimeve të propozuara dhe plotësimeve të Ligjit për sigurimin pensional dhe invalidor është që të sigurojnë rritje të standardit jetësor dhe cilësi më të mirë të jetës për pensionistët.
The post Ndryshimet ligjore për rritjen e pensioneve kaluan në Qeveri, së shpejti në procedurë parlamentare appeared first on Flaka, në çdo lajm... .