Ndryshimet në qeveri, Korreshi: Njëri ka punuar te shembjet, tjetri me tre nënshtetësi

Deputetët e PD kanë reaguar në lidhje me ndryshimet në qeverinë “Rama”. Pas Ervin Salinjit, ka reaguar edhe deputeti Saimir Korreshi. Në rrjetet sociale, shkruan se një prej ministrave të rinj “ka punuar te shembjet”, duke iu referuar të shkuarës së Ervin Hoxhës si drejtues i IKMT Më tej, ai shprehet se një tjetër ministër […]

Korrik 29, 2024 - 03:30
 0  13
Ndryshimet në qeveri, Korreshi: Njëri ka punuar te shembjet, tjetri me tre nënshtetësi

Deputetët e PD kanë reaguar në lidhje me ndryshimet në qeverinë “Rama”. Pas Ervin Salinjit, ka reaguar edhe deputeti Saimir Korreshi.

Në rrjetet sociale, shkruan se një prej ministrave të rinj “ka punuar te shembjet”, duke iu referuar të shkuarës së Ervin Hoxhës si drejtues i IKMT

Më tej, ai shprehet se një tjetër ministër “me 3 nënshtetësi i mungon vetëm pasaporta e NATO-s”, ndërsa “një tjetër qenka bërë ministër se paska pasur makinë llogaritëse me vete”.

Reagimi i plotë:

Na dole e forte moj Eliseee! Ja dhe Bamke Qullovari pa perenduar djelli e dekretoj, si me qene punetor komunaleje.
Ketej nga Qarku Fier po qajne me oi, te hoqen o Miti oiii. Te forte dolen ata nga Durresi qe ishin betu me e heq. Tani policet po shpresojne qe Rrumullaku tu japi lejet e zakonshme edhe ndonje leke per oret shtese zdo ishte keq. Qy i riu paska punuar me shemjet. Ministri tjeter me tre nenshtetsi i mungon vetem pasaporta natos. Nje tjeter qeka bere minister se paska pasur maqine llogaritese me vete. As te portokallia nuk do guxonin kaq shume me personazhet. Edhe skeni pare gje akoma kur ti kthehet qarqeve. Nderkohe shalgjati ja hoqi helikopterin zjarreve e u nis per ne Dhermi te krypi hallatet. Suksese ne jete!