Kongresi, Berisha: PS nuk ka forume, ekziston vetëm “njishi”

Edhe këtë pasdite të së dielës, Sali Berisha nuk mungoi të mbajë një fjalim për mbështetësit e tij nga ballkoni i apartamentit ku është duke qëndruar që prej 31 dhjetorit në arrest shtëpie. Berisha komentoi zhvillimet në Kongresin e Partisë Socialiste të mbajtur këtë të diel, duke thënë se “Kongresi i PS vërtetoi se në […]

Korrik 29, 2024 - 03:30
 0  17
Kongresi, Berisha: PS nuk ka forume, ekziston vetëm “njishi”

Edhe këtë pasdite të së dielës, Sali Berisha nuk mungoi të mbajë një fjalim për mbështetësit e tij nga ballkoni i apartamentit ku është duke qëndruar që prej 31 dhjetorit në arrest shtëpie.

Berisha komentoi zhvillimet në Kongresin e Partisë Socialiste të mbajtur këtë të diel, duke thënë se “Kongresi i PS vërtetoi se në atë parti nuk ka forume, por ekziston vetëm njishi”.

“Sot para shqiptarëve doli me të gjithë lakuriqësinë e tij të shëmtuar, kongresi i partisë me katër emra, i cili në dallim nga çdo kongres tjetër në 83 vite, sanksionoi se ajo parti, në atë parti nuk ekziston asnjë forum tjetër, asnjë anëtar forumesh të tjera, ekziston njishi, njishi dhe të gjithë të tjerët janë zero me bisht pas tij.

Në këtë kontekst, mund ta vlerësojmë kongresin si aktin politik të metamorfozës së rilindjes, metamorfozës së plotë të rilindjes.