Ndryshimet në qeveri, Salianji: Rama shkarkoi ministrat se ishin të paaftë të fshihnin abuzimet

Deputeti i PD, Ervin Salianji ka reaguar për ndryshimet në qeveri. Pasi kryeministri Edi Rama bërë zëvendësime në disa ministri, përfshirë ministrin e Brendshëm Taulant Balla, Salinji shkruan në rrjetet sociale, se në këtë mënyrë Rama ka çimentuar” partinë-shtet. Sipas demokratit, gjetjet e Komisionit Hetimor për TIMS bënë Ramën që të “shkarkojë politikisht dy ish-ministrat […]

Korrik 28, 2024 - 20:30
 0  5
Ndryshimet në qeveri, Salianji: Rama shkarkoi ministrat se ishin të paaftë të fshihnin abuzimet

Deputeti i PD, Ervin Salianji ka reaguar për ndryshimet në qeveri. Pasi kryeministri Edi Rama bërë zëvendësime në disa ministri, përfshirë ministrin e Brendshëm Taulant Balla, Salinji shkruan në rrjetet sociale, se në këtë mënyrë Rama ka çimentuar” partinë-shtet.

Sipas demokratit, gjetjet e Komisionit Hetimor për TIMS bënë Ramën që të “shkarkojë politikisht dy ish-ministrat Balla dhe Çuçi, jo se u shkatërrua “TIMS” por menaxhimi i keq i vjedhjes dhe manipulimit të sistemit TIMS duket që nuk u kapërdi.”

“Asnjë ndryshim në qeveri! E njëjta mendësi totalitare, i njejti miksim i përzierjes së punëve të shtetit me partinë, duke çimentuar partinë-shtet! E njëjta metodologji përçmimi për interesin publik, duke ndryshuar emra dhe fytyra vetëm për makiazh dhe interesa okulte dhe asnjë kriter performance apo llogaridhënie!  I njëjti interes bën që gjetjet e Komisionit Hetimor për TIMS të zbresin shkarkojnë politikisht dy ish ministrat Balla dhe Çuçi, jo se u shkatërrua “TIMS” por menaxhimi i keq i vjedhjes dhe manipulimit të sistemit TIMS duket që nuk u kapërdi. Gjetjet e shkeljeve në emërime, manipulimi, ndërhyrja, aksesi i pautorizuar dhe paaftësia e ministrave për ti fshehur këto abuzime i çoi të dy në gijotinë politike!”,-shkruan Salianji./ Opinion.al