“Ndryshimet në qeveri, të diktuara nga krimi”, Bardhi: Për ne nuk ka rëndësi kush e drejton Kuvendin

Për Partinë Demokrate, nuk ka rëndësi nëse Kuvendin e drejton Elisa Spiropali apo Lindita Nikolla. Kjo është ajo që deklaroi Gazment Bardhi duke folur në emër të Grupit Parlamentar të PD-së pas seancës së sotme plenare. Bardhi shtoi se për demokratët, kryetar i Kuvendit mbetet vetë kryeministri Edi Rama. Po ashtu, Bardhi akuzoi kreun e […]

Korrik 30, 2024 - 22:30
 0  13
“Ndryshimet në qeveri, të diktuara nga krimi”, Bardhi: Për ne nuk ka rëndësi kush e drejton Kuvendin

Për Partinë Demokrate, nuk ka rëndësi nëse Kuvendin e drejton Elisa Spiropali apo Lindita Nikolla. Kjo është ajo që deklaroi Gazment Bardhi duke folur në emër të Grupit Parlamentar të PD-së pas seancës së sotme plenare. Bardhi shtoi se për demokratët, kryetar i Kuvendit mbetet vetë kryeministri Edi Rama.

Po ashtu, Bardhi akuzoi kreun e qeverisë se ndryshimet e radhës në kabinetin e tij qeveritar i bën i diktuar në mënyrë të drejtpërdrejtë nga krimi.

“I ka diktuar në mënyrë të drejtpërdrejtë, tre emërimet e reja në kabinetin qeveritar. Individë anonimë që pozicionet e tyre administrative ishin keqpërdorur deri më sot nga grupet më të fuqishme kriminale, të përqendruara kryesisht në qarkun e Durrësit. Të panjohur edhe për deputetët e grupit P të PS. Edhe kryetari i ri i Grupit e tha publikisht që nuk e njihte ministrin e ri të financave.”

Sa i përket kolegëve të tij socialistë në Parlament, Bardhi tha se janë kthyer në “kukulla që përdoren në sallë vetëm për kartonët e tyre të votimit.”