“Të nxjerrim për zverku Veliajn”, Berisha fton qytetarët në protestë: Të enjten të gjithë te bashkia

Sali Berisha u ka bërë thirrje të gjithë qytetarëve që të enjten të dalin dhe të protestojnë për largimin e Erjon Veliajt nga Bashkia e Tiranës. Në fjalimin e përnatshëm nga banesa ku ndodhet në arrest shtëpie, lideri i opozitës tha se nuk do të heqin kurrë dorë nga largimi i kryebashkiakut të Tiranës. “Të […]

gusht 7, 2024 - 05:30
 0  12
“Të nxjerrim për zverku Veliajn”, Berisha fton qytetarët në protestë: Të enjten të gjithë te bashkia

Sali Berisha u ka bërë thirrje të gjithë qytetarëve që të enjten të dalin dhe të protestojnë për largimin e Erjon Veliajt nga Bashkia e Tiranës. Në fjalimin e përnatshëm nga banesa ku ndodhet në arrest shtëpie, lideri i opozitës tha se nuk do të heqin kurrë dorë nga largimi i kryebashkiakut të Tiranës.

“Të dashur miq, të enjten beteja na pret. Ne nuk heqim dorë kurrë gjer në largimin e Erion Veliajt, këtij hajduti të shpërfytyruar që nuk njeh ligj, nuk njeh moral. I cili me Edi Ramën vodhi në djegësin e Tiranës 130 milionë euro. I cili me kompaninë 5D, vodhi 38 milionë euro. I cili po ndërton hotelin me 5 yje njëzetkatësh me paratë e vjedhura. I cili ka pasuruar e lumturuar vëlla, bashkëshorte, vjehërr, etj, etj. Miq, as nuk lodhemi, as nuk tërhiqemi, por vazhdojmë betejën gjer në fitore”.

Duke marrë shkas nga dorëheqja e kryeministres së Bangladeshit, pas protestave të dhunshme, Berisha u bëri thirrje qytetarëve për veprim që të rrëzojnë kryeministrin Rama.

“Iu bëj thirrje opozitarëve, iu bëj thirrje qytetarëve, është koha e veprimit. Është koha të kalojmë në veprim. Është koha t’i japim Edi Ramës së Bangladeshit atë që mori Hasinaja me fustan. Tiranët duhet të përmbysen. Tiranët duhet të qërohen. Qytetarët duhet të votojnë të lirë. Qeveri teknike, zgjedhje të lira. Rrofshi ju! Ditën e enjte në ora 11:00, të gjithë te bashkia për të nxjerrë për zverku Erion Veliajn dhe varur në shtyllën e turpit të kombit shqiptar. Rrofshi ju, rroftë Shqipëria. Fitore, fitore, fitore!”