Në gjithë shkollat e Maqedonisë së Veriut duhet të ndalohet përdorimi i telefonave, vlerësoi kryetari Gerasimovski

Kryetari i Komunës së Qendrës, Goran Gerasimovski, ka vlerësuar se në Maqedoninë e Veriut është e nevojshme që në shkolla të ndalohet përdorimi i telefonave mobil, transmeton Portalb.mk. “Pilot projekti në shkollën “Kirili dhe Metodi” u pranua shkëlqyeshëm nga prindërit dhe nxënësit. Nxënësit po e respektojnë rendin, ndërsa kemi rritje të përqendrimit te fëmijët dhe […]

shkurt 3, 2025 - 21:00
 0  4
Në gjithë shkollat e Maqedonisë së Veriut duhet të ndalohet përdorimi i telefonave, vlerësoi kryetari Gerasimovski
Shkolla fillore "Kirili dhe Metodi" në Tetovë. Foto: Fisnik Xhelili/Portalb.mk

Kryetari i Komunës së Qendrës, Goran Gerasimovski, ka vlerësuar se në Maqedoninë e Veriut është e nevojshme që në shkolla të ndalohet përdorimi i telefonave mobil, transmeton Portalb.mk.

“Pilot projekti në shkollën “Kirili dhe Metodi” u pranua shkëlqyeshëm nga prindërit dhe nxënësit. Nxënësit po e respektojnë rendin, ndërsa kemi rritje të përqendrimit te fëmijët dhe përfshirje më të madhe në procesin arsimor”, deklaroi Gerasimovski.

Ai vlerësoi që duhet të ketë masa tjera për rritjen e sigurisë në shkolla, ndërsa ndalesa për telefona duhet të zbatohen në gjithë shkollat e shtetit.

“Këtë masë filluan ta marrin edhe komunat tjera dhe presim që kjo të zbatohet në nivel nacional”, deklaroi Gerasimovski.

Ndryshe, udhëheqësit e shkollës fillore “Aleksandër Makedonski” bashkë me udhëheqësit e prindërve në shkurt të vitit 2020 vendosën që të ndalohet përdorimi i telefonave celulare gjatë orëve mësimore. Paraprakisht, në dhjetor të vitit 2019, Komuna e Gjorçe Petrovit kishte vendosur që në shkolla mos të përdoren telefonat.

maj të vitit 2023, Qeveria e Maqedonisë së Veriut kishte dhënë dhjetë rekomandime, duke obliguar shkollat fillore dhe të mesme që përmes protokolleve të reduktojnë përdorimin e telefonave celularë në shkolla.