Në Llërc votohet pa probleme, deri në ora 09:00 kanë votuar 100 zgjedhës

Qendra e votimit 2101 në fshatin Llërc të Komunës së Zhelinës në njësinë e gjashtë zgjedhore është një nga shtatë që po rivotohen sot në zgjedhjet parlamentare. Votimi filloi në orën 07:00, ndërsa deri në orën 09:00 kanë votuar 100 zgjedhës nga 993 të regjistruar në listën zgjedhore dhe procesi po vijon pa probleme. Komisioni […]

maj 22, 2024 - 11:01
 0  12
Në Llërc votohet pa probleme, deri në ora 09:00 kanë votuar 100 zgjedhës

Qendra e votimit 2101 në fshatin Llërc të Komunës së Zhelinës në njësinë e gjashtë zgjedhore është një nga shtatë që po rivotohen sot në zgjedhjet parlamentare.

Votimi filloi në orën 07:00, ndërsa deri në orën 09:00 kanë votuar 100 zgjedhës nga 993 të regjistruar në listën zgjedhore dhe procesi po vijon pa probleme.

Komisioni Shtetëror Zgjedhor (KSHZ) e anuloi votimin në atë vendvotim pas zgjedhjeve të mbajtura më 8 maj, pasi konstatoi parregullsi.