Në tremujorin e parë në RMV pati mbi shtatë mijë shpallje pune, më të kërkuar ishin shitësit

Në eterin online në tremujorin e parë të këtij viti, 1.400 kompani të ndryshme shpallën vende të reja pune me 7.600 shpallje pune, tregojnë të dhënat e Kariera.mk, transmeton Portalb.mk. Më së shumti janë kërkuar shitës në objektet e shitjes me pakicë, ndërsa më së shumti vende të hapura drejtuesish kishte në tregti dhe në […]

Prill 17, 2024 - 20:00
 0  4
Në tremujorin e parë në RMV pati mbi shtatë mijë shpallje pune, më të kërkuar ishin shitësit
Raftet e bukës në disa markete të Çairit. Foto: Suad Bajrami/Portalb.mk

Në eterin online në tremujorin e parë të këtij viti, 1.400 kompani të ndryshme shpallën vende të reja pune me 7.600 shpallje pune, tregojnë të dhënat e Kariera.mk, transmeton Portalb.mk.

Më së shumti janë kërkuar shitës në objektet e shitjes me pakicë, ndërsa më së shumti vende të hapura drejtuesish kishte në tregti dhe në institucionet financiare.

Sipas të dhënave të Kariera.mk, pozitat më të kërkuara, përveç shitësve, ishin edhe komercialistët, ekonomistët/revirorët dhe magazinierët.

Industritë me numrin më të madh të vendeve të hapura të punës ishin në tregti, ushqim, industria e automobilave dhe turizëm.

Në industrinë e tregtisë, punët më të kërkuara ishin punonjësit e shitjeve, punëtorët e magazinës, pastruesit dhe punonjësit e administratës.