Vangjel Tavo thirrje qytetarëve: Dilni masivisht në votime dhe zgjidhni alternativën më të mirë

Kandidati i Partisë Socialiste për Bashkinë Himarë, Vangjel Tavo ka votuar ditën e sotme në qendrën në Palasë. Pas votimit, Tavo ka dhënë një prononcim të shkurtër për mediat, ku u shpreh se ditën e sotme e kanë fjalën himariotët për të votuar. Tavo u ka bërë thirrje zgjedhësve që të dalin masivisht për të […]

gusht 4, 2024 - 17:30
 0  11
Vangjel Tavo thirrje qytetarëve: Dilni masivisht në votime dhe zgjidhni alternativën më të mirë

Kandidati i Partisë Socialiste për Bashkinë Himarë, Vangjel Tavo ka votuar ditën e sotme në qendrën në Palasë.

Pas votimit, Tavo ka dhënë një prononcim të shkurtër për mediat, ku u shpreh se ditën e sotme e kanë fjalën himariotët për të votuar.

Tavo u ka bërë thirrje zgjedhësve që të dalin masivisht për të votuar.

Vangjel Tavo: Sot e kanë fjalën Himara dhe himariotët për të votuar. Procesi deri tani ka qenë shumë i qetë. Uroj që ky proces të vijojë kështu sikurse ka mbizotëruar dhe gjatë fushatës elektorale. I bëj thirrje të gjithë banorëve të dalin masivisht në votime, të votojnë projektin dhe alternativën më të mirë për Himarën.

I pyetur në lidhje me moslejimin e rreth 200 zgjedhësve për të votuar në Himarë fshat për shkak të skadimit të kartave të tyre të identitetit, Tavo ka thënë se kjo është çështje e ligjit, për të cilën nuk preferuar të japë koment.