Nuk e fitoi dot “BBV3”/ Jul Deda rrëfen gabimin që ka bërë

Julian Deda ishte këtë të enjte në “Ftesë në 5” ku ka folur lidhur me eksperiencën e tij në formatin e “BBV3”. Ai ka folur gjerë e gjatë dhe teksa është pyetur nëse ai ka bërë një gabim gjatë qëndrimit të tij në shtëpi që mund ta ketë penalizuar në lojën e tij ai u […]

maj 31, 2024 - 00:00
 0  8
Nuk e fitoi dot “BBV3”/ Jul Deda rrëfen gabimin që ka bërë

Julian Deda ishte këtë të enjte në “Ftesë në 5” ku ka folur lidhur me eksperiencën e tij në formatin e “BBV3”. Ai ka folur gjerë e gjatë dhe teksa është pyetur nëse ai ka bërë një gabim gjatë qëndrimit të tij në shtëpi që mund ta ketë penalizuar në lojën e tij ai u përgjigj kështu:

“Ndoshta që nuk e kam filluar lojën që ditën 2!”

Sakaq, shumë e kanë komentuar Julin brenda shtëpisë si ‘serioz’ dhe se nuk ka bërë humor.

Për këtë Juli ka thënë: Kemi bërë sfida, humor, dënime, ama në përgjithësi fytyrat tona nuk kanë qenë aq të predispozuara për të pritur humor. Por që po ke të drejtë, nuk kam bërë shumë humor, është e vërtetë. Por ndonjëherë njerëzit më seriozë janë aktorët e humorit.

E përsa i përket debateve të shumta dhe të ashpra me tij që të gjithë ne i kemi parë përgjatë qëndrimit të tyre në “BBV3”, Juli ka thënë se nuk e kuptonte fare atë rol dhe se situata me Eglën ka qenë jo e stisur.