Qeveria miraton vendimin/ Zbulohet shpërblimi që do të përfitojnë anëtarët e Komisionit të “Lojërave të Fatit” dhe “Kanabisit mjekësor”

Anëtarët e Komisionit të Licencave për kultivimin e kanabisit për qëllime mjekësore dhe të Komisionit të Licencave në autoritetin e mbikëqyerjes së lojërave të fatit, do të marrin një pagesë ekstra. Në mbledhjen e sotme të qeverisë, Këshilli i Ministrave ka caktuar pagën për anëtarët dhe kryetarët e këtyre dy komisioneve. Anëtarët e emëruar në […]

maj 22, 2024 - 22:00
 0  7
Qeveria miraton vendimin/ Zbulohet shpërblimi që do të përfitojnë anëtarët e Komisionit të “Lojërave të Fatit” dhe “Kanabisit mjekësor”

Anëtarët e Komisionit të Licencave për kultivimin e kanabisit për qëllime mjekësore dhe të Komisionit të Licencave në autoritetin e mbikëqyerjes së lojërave të fatit, do të marrin një pagesë ekstra.

Në mbledhjen e sotme të qeverisë, Këshilli i Ministrave ka caktuar pagën për anëtarët dhe kryetarët e këtyre dy komisioneve.

Anëtarët e emëruar në Komisionin e Licencave për kultivimin e kanabisit për qëllime mjekësore përfitojnë një pagesë prej 25.000 lekësh për pjesëmarrjen dhe kontributin e tyre në këtë komision

Sa i përket Komisionit për “Lojërat e Fatit”, kryetari do të marrë një pagesë prej 35.000 lekë për mbledhje, ndërsa anëtarët  30.000  mijë lekë.

Ndërsa anëtarët e komisionit për “Kanabisin mjekësor” do të  përfitojnë një pagesë prej 25 mijë lekësh për mbledhje, por jo më shumë se  12 pagesa në vit.

Vendimi hyn në fuqi nga momenti i bërjes efektiv të komisionit dhe buxheti do të dalë nga Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale.

Efektet financiare për shpërblimin e anëtarëve të Komisionit të Licencave, sipas pikës 1, të këtij vendimi, përballohen nga buxheti i Autoritetit të Mbikëqyrjes së Lojërave të Fatit.