“Nuk largohet sasia e manganit me vluarje të ujit”: Uji në Badoc ende i papijshëm
Tash e dhjetë ditë disa vende dhe lagje të Prishtinës janë duke shfrytëzuar mundësi të tjera të furnizimit me ujin e pijshëm , pasi që uji që rrjedh nga ujësjellësi “KRU” po vazhdon të ketë sasi të lartë të manganit në Liqenin e Badocit. Ndërsa, Arjeta Mjeku – Kompania Rajonale e Ujësjellësit KRU “Prishtina” ka
Tash e dhjetë ditë disa vende dhe lagje të Prishtinës janë duke shfrytëzuar mundësi të tjera të furnizimit me ujin e pijshëm , pasi që uji që rrjedh nga ujësjellësi “KRU” po vazhdon të ketë sasi të lartë të manganit në Liqenin e Badocit.
Ndërsa, Arjeta Mjeku – Kompania Rajonale e Ujësjellësit KRU “Prishtina” ka thënë se aktualisht është duke vazhduar sasia e lartë e manganit në ujin e pijshëm në Liqenin e Badocit.
Mjeku në “Five” të Dukagjinit rekomandoi që qytetarët të mos e vlojnë ujin sepse nuk largohet sasia e manganit me vluarje të saj.
“Po vazhdon që Liqenin e Badocit sikur në ujin e patrajtuar dhe të trajtuar vazhdon të jetë sasia e manganit e lartë. Ende uji i papijshëm. 0.08g miligram për litër e kemi sasinë e manganit në sasinë e ujit të patrajtuar. Ndërsa tek uji i trajtuar ka 0.03 miligram për litër. Shumë shpejt do të eliminohet kjo. Jemi duke pastruar dhe shpërlarjen e linjave magjistrale dhe sekondare në mënyrë që të mos mbetet sasi e manganit në grupacione primare dhe sekondare. Rekomandimi tjetër është nga IKSHPk-ja që ne të figurojmë uji pije për pije dhe përgatitje të ushqimit përmes autobotëve duke filluar nga Badoci i ri, Graçanica, Hajvalia, Veterniku, Lagjja e Spitalit, Rruga B, Lagja Bregu i Diellit, Muharrem Fejza. Uji mbetet i papijshëm.Dukuri termike, ndodh kur ditët janë të nxehta e netët e ftohta. Diçka kimike. Ujin nuk duhet të vlojnë sepse nuk e largojnë manganin nga uji. Por duhet të marrin nga autobotët. Do të marrim masa të tjera që herave të tjera të mos kemi probleme të tilla”, vijoi Mjeku.