“Xhaçka”/ Spiropali thërret Këshillin e Legjislacionit, Bardhi: Urdhër anti-kushtetues, duhet seancë e jashtëzakonshme

Kryetari i Grupit Parlamentar të PD, Gazment Bardhi ka reaguar pas urdhrit të Kryetares së Kuvendit Elisa Spiropali për mbledhjen e Këshillit të Legjislacionit për shqyrtimin e vendimit të Gjykatës Kushtetuese për mandatin e deputetes Olta Xhaçka. Bardhi thekson se demokratët kishin kërkuar një sesion të jashtëzakonshëm të Kuvendit, por një kërkesë të tillë nuk […]

gusht 8, 2024 - 20:00
 0  9
“Xhaçka”/ Spiropali thërret Këshillin e Legjislacionit, Bardhi: Urdhër anti-kushtetues, duhet seancë e jashtëzakonshme

Kryetari i Grupit Parlamentar të PD, Gazment Bardhi ka reaguar pas urdhrit të Kryetares së Kuvendit Elisa Spiropali për mbledhjen e Këshillit të Legjislacionit për shqyrtimin e vendimit të Gjykatës Kushtetuese për mandatin e deputetes Olta Xhaçka.

Bardhi thekson se demokratët kishin kërkuar një sesion të jashtëzakonshëm të Kuvendit, por një kërkesë të tillë nuk ka një vendim.

Bardhi shkruan në rrjetet sociale, kryetarja e Kuvendit ka miratuar një urdhër antikushtetues, pasi sipas tiji, Spiropali ka detyrimin kushtetues dhe ligjor të thërrasë sesionin e jashtëzakonshëm të Kuvendit breda 3 ditëve nga paraqitja e kërkesës së 1/5 së deputetëve, për të zbatuar pa vonesa vendimin e Gjykatës Kushtetuese.

Reagim i Kryetarit të Grupit Parlamentar të PD,  Gazment Bardhi

Kryetarja e Kuvendit ka miratuar një urdhër antikushtetues. Kryetarja e Kuvendit ka detyrimin kushtetues dhe ligjor të thërrasë sesionin e jashtëzakonshëm të Kuvendit breda 3 ditëve nga paraqitja e kërkesës së 1/5 së deputetëve, për të zbatuar pa vonesa vendimin e Gjykatës Kushtetuese.

Mbledhje e Këshillit të Legjislacionit, përveçse zvarritje e panevojshme e procedurës për heqjen e mandatit të Olta Xhaçkës, është konsideruar edhe një procedurë antikushtetuese nga Gjykata Kushtetuese. Në paragrafin 61 të vendimit nr. 55/2024 të Gjykatës Kushtetuese theksohet se: “Gjykata vlerëson se Kuvendi nuk ka vepruar në përputhje me Kushtetutën për sa kohë çështjen e ekzekutimit të vendimit të saj ia ka nënshtruar vlerësimit të Këshillit për Legjislacionin dhe Këshillit për Mandatet, struktura në të cilat shumica parlamentare ka vënë në dyshim fuqinë detyruese të vendimit të Gjykatës, ka thirrur ekspert të jashtëm dhe, më pas, ka vlerësuar se çështja duhet t’i përcillet për votim seancës plenare”.

Zvarritja 2 vjeçare e kësaj çështje, mos zbatimi i dy vendimeve të Gjykatës Kushtetuese është mbrojtje politike nga drejtësia të një deputeti të mazhorancës, bashkëpunëtore e ngushtë e Edi Ramës. Është e papranueshme mbrojtja politike dhe pengimi ndaj drejtësisë që mazhoranca po bën për rastin e ish-ministres dhe deputetes Olta Xhaçka, duke injoruar Kushtetutën dhe duke penguar zbatimin e dy vendimeve të Gjykatës Kushtetuese.

Dënojmë me forcë standartin “një drejtësi për Edi Ramën dhe një drejtësi tjetër për gjithë të tjerët”.  Në çdo vend demokratik zbatimi i vendimeve të Gjykatës Kushtetuese është i detyrueshëm dhe themeli mbi të cilin ngrihet një shtet ligjor.