“O sot, o kurrë”, Bardhi publikon spotin e protestës së 7 tetorit
Kryetari i Grupit Parlamentar i PD, Gazment Bardhi ka publikuar në rrjetet sociale spotin e protestës kombëtare të 7 tetorit. Krahas videos, Bardhi shkruan “kurrë Shqipëria nuk ka rrezikuar kaq shumë të humbas gjithçka ka fituar me betejë të pashembullt 34 vjet më parë. Demokracia është në rrezik. Shteti personal i Edi Ramës shtyp të […]
Kryetari i Grupit Parlamentar i PD, Gazment Bardhi ka publikuar në rrjetet sociale spotin e protestës kombëtare të 7 tetorit.
Krahas videos, Bardhi shkruan “kurrë Shqipëria nuk ka rrezikuar kaq shumë të humbas gjithçka ka fituar me betejë të pashembullt 34 vjet më parë. Demokracia është në rrezik. Shteti personal i Edi Ramës shtyp të pamundurit dhe mbron kriminelët dhe të korruptuarit.”
Në spotin ku ftohen qytetarët të marrin pjesë në protestë, theksohet dhe kërkesa për ngritjen e një qeverie teknike që për demokratët do të ishte garanci për zgjedhje të sigurta.
Postimi i Gazment Bardhit:
Kurrë Shqipëria nuk ka rrezikuar kaq shumë të humbas gjithçka ka fituar me betejë të pashembullt 34 vjet më parë. Demokracia është në rrezik. Shteti personal i Edi Ramës shtyp të pamundurit dhe mbron kriminelët dhe të korruptuarit. Të gjithë bashkë, më 7 Tetor 2024, ora 18:00, marshojmë drejt Tiranës, për ti treguar kujtdo se atë që kemi fituar me aq mund, nuk mund ta dorëzojmë lehtë!