Opozita bojkoton Komisionin Antikorrupsion, Fatmir Xhafaj: Keqardhje për mungesën e tyre

Komisioni Anti-Korrupsion me drejtues Fatmir Xhafajn zhvillon sot mbledhjen e parë të konstituimit. E pranishme është edhe kryetarja e Kuvendit Lindita Nikolla dhe ministrja Elisa Spiropali. Opozita ka bojkotuar, por Xhafaj u bëri edhe njehërë thirrje që të ulen në tryeze për të punuar për çështje jetike për të ardhmen e vendit. Roli i opozitës është […]

qershor 14, 2024 - 15:00
 0  14
Opozita bojkoton Komisionin Antikorrupsion, Fatmir Xhafaj: Keqardhje për mungesën e tyre

Komisioni Anti-Korrupsion me drejtues Fatmir Xhafajn zhvillon sot mbledhjen e parë të konstituimit. E pranishme është edhe kryetarja e Kuvendit Lindita Nikolla dhe ministrja Elisa Spiropali.

Opozita ka bojkotuar, por Xhafaj u bëri edhe njehërë thirrje që të ulen në tryeze për të punuar për çështje jetike për të ardhmen e vendit.

Roli i opozitës është tejet i rëndësishëm, pjesëmarrja me rëndësi për qëllimet që do adresojë kjo reformë. I keqardhur që opozita nuk i është përgjigjur kësaj ftese për bashkëpunim, këtij detyrimi të përbashkët për angazhim në këtë komision që buron nga kushtetuta dhe rregullorja e kuvendit. Ky komision do adresojë çështje me rëndësi jetike për të ardhmen e vendit, përtej interesit të partive tona,  i shërben forcimit dhe modernizmit të shtetit, të ardhmes së vendit tonë.

Kjo situatë me sjell një situatë të ngjashme kur filloi veprimin në 2014 komisioni për reformën në drejtësi, opozita edhe atëherë në 2014, megjithëse e kishte votuar ngritjen nuk mori pjesë në mbledhjen e parë dhe disa të tjera. Reflektuan me vonesë dhe përfshinë më pas. Koha tregoi që kolegët tanë të opozitë gabuan dhe kjo u kushtoi shumë politikisht dhe elektoralisht. Shpresoj që kjo shistori të mos përsëritet dhe shume shpejt ta kemi opozitën mes nesh.

Komisioni ka 11 anëtarë, 6 nga mazhoranca dhe 5 nga opozita, komision me afat 10 mujor. Anëtarët e këtij komisioni janë kryetarët dhe zv.kryetarët e 4 komisioneve të përhershme parlamentare dhe ata të Këshillit të Integrimit Evropian.

Objekti i Komisionit të Posaçëm Antikorrupsion

Komisioni i Posaçëm në zbatim të rezolutës së Kuvendit “Për thellimin e reformave për mirëqeverisjen, sundimin e ligjit dhe antikorrupsionin për Shqipërinë 2030 në Bashkimin Evropian” ka për qëllim kryesor të tij të drejtojë e koordinojë një proces të thelluar reformimi, me synim:

1) Përmirësimin dhe konsolidimin e praktikave të mirëqeverisjes në të gjitha nivelet

2) Thellimin e luftës kundër korrupsionit

3) Forcimin e mëtejshëm të zbatimit të ligjit, duke patur si udhërrëfyes gjetjet dhe rekomandimet e raporteve të Bashkimit Evropian dhe raportit Screening të Komisionit Evropian për grupkapitullin e parë, si dhe adresimin e masave të udhërrëfyesve të miratuar nga qeveria “Për shtetin e së drejtës” dhe “Reformën në administratën publike”.

Komisioni i Posaçëm ka për objekt të veprimtarisë së tij që përmes një procesi publik, gjithëpërfshirës e transparent, mbështetur në mekanizmat, rregullat dhe procedurat përkatëse parlamentare dhe me angazhimin e kontributin aktiv të ekspertizës më të mirë vendase dhe ndërkombëtare të realizojë:

i) Një vlerësim / analizë të situatës aktuale në të tre fushat, duke u mbështetur kryesisht në gjetjet dhe rekomandimet e shprehura në raportet e Bashkimit Evropian, përmes një angazhimi gjithëpërfshirës me institucionet e qeverisjes qendrore dhe vendore, agjencitë ekzekutive e ato publike të pavarura, institucionet e sistemit të drejtësisë, ekspertë vendas dhe ndërkombëtarë, subjekte të tjera të interesuara, organizatat e shoqërisë civile dhe vetë opinionin publik;

ii) Hartimin dhe miratimin e një Plani Kombëtar Veprimi, me kohështrirje afatgjatë dhe të qëndrueshme për adresimin e sfidave përkatëse në këto fusha, duke rekomanduar edhe masa konkrete për ndryshime të mundshme ligjore dhe institucionale, të cilat duhet të adresohen në secilën fushë nga institucionet përgjegjëse;