Opozita kosovare kërkon që përdorimi i gjuhës shqipe në RMV të jetë në rend dite të seancës së nesërme të qeverive në Prishtinë

Opozita kosovare një ditë para seancës së përbashkët të qeverive të Maqedonisë së Veriut dhe të Kosovës në Prishtinë e akuzoi Qeverinë e Albin Kurtit sepse në rend dite të takimit të nesërm nuk janë vendosur, sipas tyre, dy çështje kyçe – arrestimi i veteranëve të UÇK-së dhe të drejtat themelore të shqiptarëve në Maqedoninë […]

Nëntor 17, 2024 - 18:00
 0  4
Opozita kosovare kërkon që përdorimi i gjuhës shqipe në RMV të jetë në rend dite të seancës së nesërme të qeverive në Prishtinë
Memli Krasniqi, Foto: Fejsbuku i tij zyrtar

Opozita kosovare një ditë para seancës së përbashkët të qeverive të Maqedonisë së Veriut dhe të Kosovës në Prishtinë e akuzoi Qeverinë e Albin Kurtit sepse në rend dite të takimit të nesërm nuk janë vendosur, sipas tyre, dy çështje kyçe – arrestimi i veteranëve të UÇK-së dhe të drejtat themelore të shqiptarëve në Maqedoninë e Veriut, përfshirë përdorimin e gjuhës shqipe, duhet të mbrohen me vendosmëri, njofton Portalb.mk.

“Së pari, përndjekja dhe arrestimi i veteranëve të UÇK-së në Maqedoninë e Veriut, siç ndodhi gjatë këtij viti, është i papranueshëm dhe cënon raportet tona ndërshtetërore. Qeveria e Kosovës duhet të kërkojë me këmbëngulje që raste të tilla, të cilat po ndodhin tani me qeverinë e re në Maqedoni të Veriut, të mos përsëriten më. Sot, asnjë veteran i UÇK-së nuk është i sigurt të kaloj kufirin me Maqedoninë e Veriut, për shkak të rrezikut që ky shtet të zbatojë fletë-arrestet e Serbisë kundër luftëtarëve të lirisë”, ka shkruar në Fejsbuk lideri i Partisë Dmeokratike të Kosovës dhe deputet në Parlamentarin e Kosovës, Memli Krasniqi.

Ai kërkon nga Qeveria e Kosovës, e posaçërisht politikanët shqiptarë që janë pjesë e Qeverisë së Maqedonisë së Veriut, të ngrisin zërin dhe të angazhohen që përdorimi i gjuhës shqipe të mos i cënohet askujt dhe askund.

“Së dyti, të drejtat themelore të shqiptarëve në Maqedoninë e Veriut, përfshirë përdorimin e gjuhës shqipe, duhet të mbrohen me vendosmëri. Qeveria e Kosovës, e posaçërisht politikanët shqiptarë që janë pjesë e Qeverisë së Maqedonisë së Veriut, duhet të ngrisin zërin dhe të angazhohen që përdorimi i gjuhës shqipe të mos i cënohet askujt dhe askund. Çdo përpjekje për t’i cenuar këto të drejta duhet të ndalet menjëherë”, thotë Krasniqi.

Sipas tij, derisa këto çështje urgjente të adresohen siç duhet, pikat e tjera të agjendës rrezikojnë të mbeten nën hijen e pakënaqësive të pazgjidhura të popullit shqiptar në Maqedoninë e Veriut.

Bashkëpunimi i vërtetë, shton Krasniqi, kërkon një qasje të ndershme dhe proaktive ndaj sfidave të tilla, duke siguruar që dinjiteti dhe të drejtat e të gjithë qytetarëve të respektohen dhe të mbrohen pa dallim.

“Përndryshe, mbledhje të përbashkëta për shou politik e pa përmbajtje nuk i duhen askujt”, shkrun Krasniqi në Fejsbuk.

Qeveritë e Republkës së Maqedonisë së Veriut dhe Republikës së kosovës nesër në Prishtinë do të mbajnë seancë të përbashkët ndërqeveritare, në të cilën, siç informuan nga pres-qendra qeveritare do të nënshkruhen edhe disa memorandume dhe marrëveshje për bashkëpunim në disa sfera.

Ndryshe, në takimin bilateral ndërmjet kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, dhe kryeministrit të Maqedonisë së Veriut, Hristijan Mickoskimë 5 gusht ndër të tjera u diskutua edhe për organizmin e seancës së përbashkët qeveritare deri në fund të vitit 2024. Paraprakisht, në vitin 2022 dhe 2023 ishte planifikuar organizmi i seancës së dytë të përbashkët ndërmjet Qeverisë së Kosovës dhe Maqedonisë së Veriut, por nuk ishte realizuar.

Kosova dhe Maqedonia e Veriut kanë filluar disa projekte që prekin interesat e të dy vendeve, si rruga Shkup – Bllacë, Prizren – Tetovë dhe pika e përbashkët kufitare “One Stop Shop”, si një zgjidhje për tejkalimin e kolonave të gjata në kalimet Në lidhje me projektin e fundit, në muajin qershor filloi punën edhe Komiteti i Përbashkët i Ekspertëve të Republikës së Kosovës dhe Republikës së Maqedonisë së Veriut”.