Trajanovski: Rruga Kërçovë – Ohër do të asfaltohet edhe gjatë dimrit, janë furnizuar aditivë për punë në temperatura të ulëta

Kushtet dimërore muajve të ardhshëm nuk do të jenë pengesë që të vazhdojë asfaltimi i rrugës Kërçovë – Ohër dhe në aksin Stracin drejt Dllaboçicës, për shkak se kompanitë të cilat punojnë në to kanë furnizuar aditivë special për asfaltim në temperatura të ulëta, shkruan 360 Gradë, njofton Portalb.mk. Këtë nga Shtipi e ka kumtuar […]

Nëntor 17, 2024 - 18:00
 0  4
Trajanovski: Rruga Kërçovë – Ohër do të asfaltohet edhe gjatë dimrit, janë furnizuar aditivë për punë në temperatura të ulëta
Autostrada Kërçovë - Ohër. Foto nga Portalb.mk

Kushtet dimërore muajve të ardhshëm nuk do të jenë pengesë që të vazhdojë asfaltimi i rrugës Kërçovë – Ohër dhe në aksin Stracin drejt Dllaboçicës, për shkak se kompanitë të cilat punojnë në to kanë furnizuar aditivë special për asfaltim në temperatura të ulëta, shkruan 360 Gradë, njofton Portalb.mk.

Këtë nga Shtipi e ka kumtuar drejtori i Ndërmarrjes Publike për Rrugë Shtetërore, Koce Trajanovski, i cili deklaroi se sezoni i ndërtimit në këto akse nuk do të ndërpritet nga nëntori deri në mars.

Sipas njeriut të parë të NPRRSH-së, këtë aditiv e kanë furnizuar tre kompanitë e ndërtimit të cilët punojnë në aksin Kërçovë – Ohër, ku realizues kryesor është kompania kineze “Sinohidro”, dhe qëllimi është që kjo autostradë të lëshohet në përdorim para sezonit të verës, nëse jo në të dy akset, atëherë të paktën vetëm njëri të jetë në funksion deri atëherë.

“Do të përdoret në aksin Kërçovë – Ohër, është furnizuar aditivi. Atje ka tre realizues, njëri është ‘Granit’, i dyti është ‘Ilinden’-Strugë, ndërsa i treti është vetë ‘Sinohidro’ me mekanizmin e saj ose, madje, me kompani të tjera. Me këtë do të mundësojmë që kjo rrugë Kërçovë – Ohër më shpejtë para sezonit të verës deri vitin e ardhshëm ta lëshojmë në përdorim, nëse jo në të dy akset, atëherë njëri të jetë tërësisht i asfaltuar dhe të lëshohet për komunikacion”, deklaroi ai.

Trajanovski tha se aditivët e këtillë masivisht përdoren në vendet e Evropës Perëndimore, para së gjithash në Gjermani, Norvegji, Suedi.

Aktivisht po punohet, theksoi Trajanovski, edhe në autostradat në të cilat është angazhuar konzorciumi amerikano-turk “Behtel dhe Enka”. Po punohet në aksin e ri nga Kërçova drejt Gostivarit, gjegjësisht deri te Bukojçani, ndërsa është bërë edhe projekti deri te fshati Cërvec. Njëkohësisht, tha drejtori i NPRRSH-së, po projektohet edhe rruga nga Cërveci deri në Bukojçan, që duhet të përfundojë në shkurt të vitit të ardhshëm.

Trajanovski tha se po bëhet studim edhe për aksin e shtrenjtë Shkup – Bllacë, në të cilin për shkak të terrenit ka më shumë tunele dhe viadukte, ndërsa dokumentacioni i tenderit do të duhet të publikohet në prill ose maj vitin e ardhshëm.

Drejtori i NPRRSH-së paralajmëroi se qarkore përfundimisht do të kenë Kavadari, resnja dhe Manastiri, ndërsa në rrugët e Maqedonisë që të mos ketë ndërprerje do të vendosen edhe disa oajisje për pagesë me paga të gatshme, elektronike për taksat rrugore.

Ai kumtoi se intensivisht po punohet edhe në rrugën eksprese Gradsko – Drenovo, në hapësirën nga Gradsko deri te Farishi. Në rrugën nga Farishi deri te Gryka e Drenovës, siç tha, do të prolongohen punimet ndërtimore për shkak se ka shpate të pasigurta, pjesë shkëmbore, të cilat mund të sjellin rrezik gjatë lëvizjes në atë rrugë.

Megjithatë, siç tha, shpreson se Gradsko – Farish do të lëshohet për komunikacion deri në Vit të Ri.

Intensivisht po punohet edhe në rrugën nga Stracini deri në Kriva Pallankë, ndërsa nga Kriva Pallanka drejt Kumanovës ka përfunduar aksi, ndërsa mbetet pjesa nga Dllaboçica drejt Stracinit. Trajanovski paralajmëroi se vitin e ardhshëm do të fillojë edhe projektimi i rrugës nga Kumanova deri te Stracini.

KryeministriHristijan Mickoskinë tetor të këtij viti deklaroi se ka progres në realizimin e autostradës nga Kërçova deri në Ohër, po punohet çdo ditë dhe pres gjysmën e parë të autostradës nga fshati Arbinovë deri në Ohër, me përjashtim të një pjese të vogël tek fshati Botun të vihet në përdorim deri në maj të vitit të ardhshëm.

Ndryshe, pas njoftimeve të ministrit të Transportit dhe Lidhjeve, Aleksandar Nikollovski se do të rishikohet ndërtimi i autostradës Shkup-Bllacë dhe se pjesa e dytë 12 kilometra është e vështirë për t’u realizuar, më 30 gusht zëvendësja e tij, Kaltrina Zekolli Shaqiri reagoi. Ajo sqaroi se autostrada me Kosovën nuk është vënë në pikëpyetje, vetëm kërkohet një zgjidhje më e përshtatshme, ndërkohë paralajmëroi edhe ndryshimin e trasesë së autostradës.

Në lidhje me autostradën Kërçovë – Ohër, zëvendëskryeministri Aleksandar Nikollovski më 10 korrik kishte premtuar se deri në fund të vitit 2026 autostrada Kërçovë-Ohër do të përfundojë dhe do të funksionojë, edhe pse ka probleme të shumta. Ndërtimi i kësaj autostrade ka filluar në vitin 2014 dhe afati i ndërtimit është zgjatur disa herë. Për ndërtimin e autostradës deri më tani janë shpenzuar rreth 440 milionë euro dhe rreth 160 milionë kanë mbetur nga kredia kineze për përfundimin e autostradës.