Osmani takoi Sarrazinin, Presidenca jep detaje nga diskutimi

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka pritur sot në takim të dërguarin e posaçëm të Republikës Federale të Gjermanisë për Ballkanin Perëndimor, Manuel Sarrazin. Në takim është biseduar për zhvillimet e fundit politike dhe të sigurisë në vend dhe rajon, si dhe për Procesin e Berlinit. Me këtë rast, Presidentja ka ritheksuar mbështetjen e plotë […]

gusht 30, 2024 - 02:00
 0  10
Osmani takoi Sarrazinin, Presidenca jep detaje nga diskutimi
osmani-takoi-sarrazinin,-presidenca-jep-detaje-nga-diskutimi

osmani-takoi-sarrazinin,-presidenca-jep-detaje-nga-diskutimi

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka pritur sot në takim të dërguarin e posaçëm të Republikës Federale të Gjermanisë për Ballkanin Perëndimor, Manuel Sarrazin.

Në takim është biseduar për zhvillimet e fundit politike dhe të sigurisë në vend dhe rajon, si dhe për Procesin e Berlinit. Me këtë rast, Presidentja ka ritheksuar mbështetjen e plotë për marrëveshjet e dalura nga ky proces.

Ajo, po ashtu, potencoi mirënjohjen për kontributin e ushtarëve gjermanë dhe ka vlerësuar lartë përkushtimin e Gjermanisë në drejtim të garantimit të paqes dhe sigurisë, gjë që është dëshmuar edhe me katërfishimin e trupave gjermane, pas aktit të agresionit të Serbisë në shtatorin e vitit të kaluar.