Pas Gjakovës e Rahovecit, Abdixhiku përfundon takimin e fundit në Suharekë: Kaq shumë prezencë energji e përkushtim
Kandidati për kryeministër i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, mbylli ditën e enjte me një takim në fshatin Mushtisht. Sipas Abdixhikut, ky fshat dëshmoi një mobilizim të jashtëzakonshëm me pjesëmarrje të madhe, energji dhe përkushtim. Abdixhiku deklaroi se LDK është në momentet më të mira të saj dhe gati për të sjellë ndryshimin që
Kandidati për kryeministër i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, mbylli ditën e enjte me një takim në fshatin Mushtisht.
Sipas Abdixhikut, ky fshat dëshmoi një mobilizim të jashtëzakonshëm me pjesëmarrje të madhe, energji dhe përkushtim.
Abdixhiku deklaroi se LDK është në momentet më të mira të saj dhe gati për të sjellë ndryshimin që Kosova kërkon.
“Shpresa që kërkon ndryshimin gjithmonë e gjen rrugën,” tha ai, duke theksuar se LDK dhe populli tashmë janë një trup i vetëm.