Peci u kërkon debat ish-ministrave të Bujqësisë, synon t’i krahasojë rezultatet e punës

Ministri i Bujqësisë Faton Peci, përmes një ftese publike u ka kërkuar debat ish-ministrave të dikasterit që tashmë ai e udhëheq. Ai thotë se përmes këtij debati synon që shfaq krahasimin e rezultatit të punës së  Qeverisë Kurti 2 në sektorin e bujqësisë, në krahasim me ata që udhëheqën paraprakisht. “Në funksion të njoftimit të […]

shtator 28, 2024 - 03:00
 0  10
Peci u kërkon debat ish-ministrave të Bujqësisë, synon t’i krahasojë rezultatet e punës
peci-u-kerkon-debat-ish-ministrave-te-bujqesise,-synon-t’i-krahasoje-rezultatet-e-punes

peci-u-kerkon-debat-ish-ministrave-te-bujqesise,-synon-t’i-krahasoje-rezultatet-e-punes

Ministri i Bujqësisë Faton Peci, përmes një ftese publike u ka kërkuar debat ish-ministrave të dikasterit që tashmë ai e udhëheq.

Ai thotë se përmes këtij debati synon që shfaq krahasimin e rezultatit të punës së  Qeverisë Kurti 2 në sektorin e bujqësisë, në krahasim me ata që udhëheqën paraprakisht.

“Në funksion të njoftimit të publikut me debate përmbajtësore, u bëj thirrje ish Ministrave të Bujqësisë, paraardhësve të mi: Blerand Stavileci, Memli Krasniqi, Nenad Rikallo, Dijana Zhiviq dhe Besian Mustafa. Ju thuajeni ditën, orën, studion televizive, moderatorin e panelin, të gjithë ju së bashku, dorë për dore…”, shkroi Peci në Facebook.

“Këtë debat e ftoj në funksion të ballafiqimit me të vërtetën dhe krahasimit të rezultateve të prekshme për fushat tematike të Qeverisë Kurti 2 në sektorin e bujqesisë! Çdo mandat është shquar për diçka, andaj le t’i kthejmë në kujtesë të gjitha shkollat qeverisëse dhe t’i ballafaqojmë faktet”, thuhet tutje në postimin e publikuar.

&;