Pendarovski me ankesë për gjuhë të urrejtjes, fyerje dhe diskriminim nga Siljanovska-Davkova dhe VMRO-ja

Kandidati për president Stevo Pendarovski do të dorëzojë ankesë në Komisionin për parandalim dhe mbrojtje nga diskriminimi për gjuhën e urrejtjes, fyerjet dhe diskriminimin nga kandidatja Gordana Siljanovska-Davkova dhe partia politike VMRO-DMPNE, e cila e mbështet kandidaturën e saj, transmeton Portalb.mk. Gordana Siljanovska-Davkova dhe VMRO-DPMNE në disa raste, në tubime dhe fushata publike, kanë shprehur […]

Prill 18, 2024 - 21:00
 0  3
Pendarovski me ankesë për gjuhë të urrejtjes, fyerje dhe diskriminim nga Siljanovska-Davkova dhe VMRO-ja
Stevo Pendarovski, foto: Presidenca e RMV-së

Kandidati për president Stevo Pendarovski do të dorëzojë ankesë në Komisionin për parandalim dhe mbrojtje nga diskriminimi për gjuhën e urrejtjes, fyerjet dhe diskriminimin nga kandidatja Gordana Siljanovska-Davkova dhe partia politike VMRO-DMPNE, e cila e mbështet kandidaturën e saj, transmeton Portalb.mk.

Gordana Siljanovska-Davkova dhe VMRO-DPMNE në disa raste, në tubime dhe fushata publike, kanë shprehur ofendime dhe shpifje personale për kandidatin për president Pendarovski, të cilat përveç cenimit të dinjitetit, nderit dhe reputacionit të tij, përmbajnë edhe elemente të gjuhës së urrejtjes, të cilat mund të nxisin njerëzit e tjerë të kryejnë akte urrejtjeje.

Pendarovski materialin do t’ia dorëzojë KSHZ-së, Kodi i së cilës për zgjedhje të drejta dhe demokratike është nënshkruar nga kandidatja dhe partia që e përkrah atë, më tej misionit vëzhgues i OSBE/ODIHR-it, delegacionit të BE-së, si dhe ambasadave të vendeve anëtare të NATO-s dhe Bashkimit Evropian, në vendin tonë.

Duke qenë se Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve vendos për kundërshtime dhe jo ankesa, në lidhje me respektimin e dispozitave të Kodit Zgjedhor, materiali do t’i dërgohet atij për informimin e tyre. Ata si bartës të procesit zgjedhor e kanë obligim moral të njihen me shkeljen flagrante të Kodit nga kandidati dhe partia VMRO-DPMNE.