Për dhjetë muaj në Maqedoninë e Veriut janë dorëzuar 40 ankesa te Avokati i Popullit në lidhje me mjedisin jetësor

Në Konferencën ndërkombëtare për mjedisin jetësor në Shkup, Avokati i Popullit në Maqedoninë e Veriut, Naser Ziberi, ka theksuar se për dhjetë muaj janë paraqitur 40 ankesa rreth problemeve ekologjike për dhjetë muajt e parë, transmeton Portalb.mk. “Megjithatë, më gëzon fakti  që në këtë konferencë kemi përfaqësues nga Gjykata Supreme dhe avokatë të popullit nga […]

Nëntor 21, 2024 - 01:00
 0  8
Për dhjetë muaj në Maqedoninë e Veriut janë dorëzuar 40 ankesa te Avokati i Popullit në lidhje me mjedisin jetësor
Ajri i ndotur, banesa, ndërtimtari, urbanizëm, leje, urbanistik, cair, analiza ekonomike

Në Konferencën ndërkombëtare për mjedisin jetësor në Shkup, Avokati i Popullit në Maqedoninë e Veriut, Naser Ziberi, ka theksuar se për dhjetë muaj janë paraqitur 40 ankesa rreth problemeve ekologjike për dhjetë muajt e parë, transmeton Portalb.mk.

“Megjithatë, më gëzon fakti  që në këtë konferencë kemi përfaqësues nga Gjykata Supreme dhe avokatë të popullit nga shumë shtete, me kontributin e të cilëve do t’i forcojmë kapacitetet,” deklaroi Ziberi, duke shtuar se neni 43 i Kushtetutës së RMV-së garanton mjedis të shëndetshëm.

Pjesëmarrës në konferencë ishte edhe ministri për ekologji, Izet Mexhiti.

“Si Qeveri jemi të përkushtuar seriozisht në krijimin dhe zbatimin e politikave për reduktimin e presionit që njerëzit e ushtrojnë mbi mjedisin, mbrojtjen dhe përmirësimin e cilësisë së mjedisit njerëzor, por edhe sigurimin
e mbrojtjes së vetë natyrës dhe biodiversitetit”, deklaroi Mexhiti.

Konferenca ndërkombëtare me temë “Ombusmanët dhe Institucionet Kombëtare për të Drejtat e Njeriut dhe Mjedisin”, do të vazhdojë edhe nesër në Shkup në kuadër të projektit “Përmirësimi i rolit të Avokatit të Popullit në drejtësinë mjedisore”.

Ndryshe, kur bëhet fjalë për menaxhimin e ujërave, korniza ligjore dhe politike në masë të madhe është zbatuar dhe është krijuar një Regjistër Kombëtar i Ujërave Nëntokësore, por ai nuk është i disponueshëm për publikun. Vendi ende po përballet me shumë sfida kur bëhet fjalë për furnizimin cilësor me ujë, për humbjet e ujit, për rregullimin e shtretërve të lumenjve dhe trajtimin e ujërave të zeza. Ende pritet miratimi i ligjit të ri për mbrojtjen e natyrës, si dhe rishpallja përfundimtare e disa zonave të mbrojtura shumë të rëndësishme si liqeni i Ohrit, Studençishko Bllato dhe Matka. Në periudhën e kaluar nuk u miratua as Ligji për Ndotjen Industriale, ndërsa nuk ka progres as në fushën e ndotjes kimike dhe akustike.

Raporti i Komisionit Evropian mbi progresin e Maqedonisë së Veriut në rrugën e saj të integrimit evropian u publikua me 30 tetor 2024. Raportin e plotë mund ta lexoni KËTU.