Për shkak të motit të ftohtë, nga nesër në Shkup do të vazhdojë sezoni i ngrohjes

Sezoni i ngrohjes në Shkup do të vazhdojë nga nesër për shkak të kushteve atmosferike, transmeton Portalb.mk. Elektranat e Maqedonisë së Veriut bënë me dije se janë krijuar kushtet për zgjatjen e sezonit të ngrohjes, pra gjatë ditës së nesërme parashikohet temperaturë mesatare ditore prej 11 gradë Celsius. Furnizimi me energji termike kryhet deri më […]

Prill 17, 2024 - 20:00
 0  3
Për shkak të motit të ftohtë, nga nesër në Shkup do të vazhdojë sezoni i ngrohjes
Ngrohje qendrore, foto nga Portalb.mk

Sezoni i ngrohjes në Shkup do të vazhdojë nga nesër për shkak të kushteve atmosferike, transmeton Portalb.mk.

Elektranat e Maqedonisë së Veriut bënë me dije se janë krijuar kushtet për zgjatjen e sezonit të ngrohjes, pra gjatë ditës së nesërme parashikohet temperaturë mesatare ditore prej 11 gradë Celsius.

Furnizimi me energji termike kryhet deri më 15 prill, por sezoni i ngrohjes mund të zgjatet deri më 30 prill, në varësi të kushteve të motit.

Komisioni Rregullator i Energjisë dhe Shërbimeve të Ujit i RMV-së merr vendim për dërgimin e energjisë termike çdo ditë pas datës 15 prill, varësisht nëse temperatura mesatare do të bjerë nën 12 gradë Celsius.