Vin Diesel feston sot ditëlindjen, sa vjeç mbush ylli i “Fast and Furious”

Nga fillimet me “Shpëtoni ushtarin Ryan” deri tek “Fast & Furious”, sukseset e Vin Diesel janë vlerësuar në të gjithë botën. Aktori kalifornian, i quajtur shumë herë si njeriu i mijëra fytyrave, feston sot 57 vjetorin e lindjes. Jo të gjithë e dinë që Vin ka një vëlla vëlla binjak dhe që nuk e ka […] The post Vin Diesel feston sot ditëlindjen, sa vjeç mbush ylli i “Fast and Furious” appeared first on InfoShqip.com.

Korrik 19, 2024 - 03:30
 0  8
Vin Diesel feston sot ditëlindjen, sa vjeç mbush ylli i “Fast and Furious”

Nga fillimet me “Shpëtoni ushtarin Ryan” deri tek “Fast & Furious”, sukseset e Vin Diesel janë vlerësuar në të gjithë botën.

Aktori kalifornian, i quajtur shumë herë si njeriu i mijëra fytyrave, feston sot 57 vjetorin e lindjes.

Jo të gjithë e dinë që Vin ka një vëlla vëlla binjak dhe që nuk e ka njohur kurrë babain biologjik. Ka në fakt një raport shumë të mirë me babain adoptues, Irving Vincent, i pari që e çoi në rrugën drejt recitimit.

Filloi të luaj në teatër thuajse rastësisht, por ajo eksperiencë i pëlqeu shumë dhe që atëherë u zbavit duke interpretuar personazhe të çdo lloji, nga ushtari Caparzo në kryeveprën e Steven Spielberg tek Riddick, nga anëtari i një klani mafioz Giacomo DiNorscio tek roli i baby sitter në “Missione Tata”.

Pikërisht me këtë film është e lidhur dhe një anekdotë për Vin Diesel. Pas shumë filmave aksion, aktori vendosi të recitojë në komedi për t’i bërë qejfin gjyshes, e cila ishte e shqetësuar pasi nipi i saj po ndërtonte reputacionin e një djali jo të mirë.

Dashuria për familjen ka qenë gjithmonë një vlerë e fortë në jetën e Vin dhe pikërisht të afërmve të tij i janë kushtuar shumë postime që shfaqen më faqen e tij sociale.

The post Vin Diesel feston sot ditëlindjen, sa vjeç mbush ylli i “Fast and Furious” appeared first on InfoShqip.com.