Plagoset një person në Prishtinë
Policia konfirmon se sot rreth orës 11:30 ka pranuar informatën për një person të lënduar nga arma e zjarrit. Njësitet e nevojshme policore menjëherë kanë dalë në vendin e ngjarjes ku kanë gjetë dhe sekuestruar dy armë zjarri ( një AK -47 dhe një armë të shkurtër), tha zëdhënësja e policisë për rajonin e Prishtinës, […]
Policia konfirmon se sot rreth orës 11:30 ka pranuar informatën për një person të lënduar nga arma e zjarrit.
Njësitet e nevojshme policore menjëherë kanë dalë në vendin e ngjarjes ku kanë gjetë dhe sekuestruar dy armë zjarri ( një AK -47 dhe një armë të shkurtër), tha zëdhënësja e policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.
“Personi i lënduar ndodhet në tretman mjekësor, ndërkohë që hetuesit policor në koordinim me prokurorinë po kryejnë procedurat e nevojshme hetimore lidhur me rastin”, tha ajo.