RMV, më 11 dhjetor do të mbahet seanca e Gjykatës Kushtetuese për Ligjin për përdorimin e gjuhëve
Gjykata Kushtetuese e caktoi 11 dhjetorin si datën e mbajtjes së seancës për nisjen e procedurës për vlerësimin e kushtetutshmërisë të Ligjit të gjuhëve. Ashtu sikurse ishte paralajmëruar, Gjykata e caktoi 11 dhjetorin pavarësisht se më herët kjo datë ishte shtyrë për shkak të situatës delikate pas shfuqizimit të Balancerit, raporton Alsat. Në seancë, jozyrtarisht […]
Gjykata Kushtetuese e caktoi 11 dhjetorin si datën e mbajtjes së seancës për nisjen e procedurës për vlerësimin e kushtetutshmërisë të Ligjit të gjuhëve. Ashtu sikurse ishte paralajmëruar, Gjykata e caktoi 11 dhjetorin pavarësisht se më herët kjo datë ishte shtyrë për shkak të situatës delikate pas shfuqizimit të Balancerit, raporton Alsat.
Në seancë, jozyrtarisht është paralajmëruar se nuk do të marrin pjesë anëtarët shqiptarë Osman Kadriu dhe Naser Ajdari. Ndërkohë, gjykatësi i komunitetit turk, Fatmir Skender sipas gjasave pritet të mos e bojkotojë seancën.
Anëtarët shqiptarë, me bojkotimin e seancës synojnë të bllokojnë nisjen e procedurës për Ligjin e Gjuhëve, pasi që paraprakisht, sipas njoftimit zyrtar, Gjykata Kushtuese gjatë vitit 2022 dhe 2023 ka miratuar konkluzion që për çdo procedurë lidhur me Ligjin e Gjuhëve, Marrëveshjes e Prespës dhe Ligjin për Komunikime Elektronike, duhet vendoset me pjesëmarrje unanime të të gjithë anëtarëve të gjykatës.
“Gjykata Kushtetuese gjatë periudhës 2022-2023 ka miratuar dy konkluzione për veprim me lëndët të cilat janë me interes të veçantë për qytetarët dhe për shtetin, siç janë Ligji për ratifikimin e të ashtuquajturës Marrëveshja e Prespës, Ligji për Përdorimin e Gjuhëve dhe Ligjin për Komunikime Elektronike. Me konkluzionin e parë, në vitin 2022, gjykatësit njëzëri vendosën që të tri lëndët nuk do të vendosen në rend dite derisa Gjykata Kushtetuese nuk është e kompletuar me 9 gjykatësit, duke e pasur parasysh faktin se 17 muaj punohej në buzë të kuorumit me vetëm 5 gjykatës”, njoftojnë nga Gjykata Kushtetuese.
Kujtojmë se tema për gjuhën shqipe u ngrit pasi në dhjetor në Gjykatën Kushtetuese duhet të vendoset shfuqizimi i plotë ose i pjesshëm i ligjit të gjuhëve.
Ndryshe, shtatë vjet pas miratimit të ligjit të gjuhëve në atmosferë të tensionuar në Kuvendin e Maqedonisë së Veriut, me protesta dhe tentativa të panumërta të ish-presidentit Gjorgе Ivanov për ta bllokuar atë, në Gjykatën Kushtetuese në dhjetor do të vendoset shfuqizimi i plotë ose i pjesshëm i këtij ligji. Problemi nuk qëndron te ligjet që janë burim i marrëveshjes së Ohrit, por te “dështimi i politikës që 20 vitet e fundit nuk arriti t’i bëjnë këto ligje imune ndaj mendjeve shoviniste nën petkun e politikanit apo gjykatësit”, thanë ekspertët juridik për Portalb.mk.
Ligji për Zbatimin e Gjuhëve, në procedurë kuvendore ka hyrë më 5 shtator të vitit 2017-të, ndërkaq në fuqi ka hyrë në janar të vitit 2019-të. Seanca për vlerësimin e kushtetuetshmërisë të këtij ligji fillimisht ishte caktuar për me 5 tetor por për shkak të ndjeshmërisë së situatës, u shty për më 11 dhjetor.
- LEXO: Zëvendëskryeministri Fetai raportoi një kërcënim që mori në e-mail: Nuk mund të qëndroj indiferent
- LEXO: Përdorimi i shqipes në Maqedoninë e Veriut nën llupën e Kushtetueses: Çfarë të presim dhe ku gaboi politika për 20 vite?
- LEXO: Ligji i gjuhëve, në dorë të gjykatësve Kushtetues
- LEXO: Maqedoni, u miratua ligji për përdorimin e gjuhëve
- LEXO: Protesta para Qeverisë kundër ligjit të gjuhëve