Policia në rajonin e Mitrovicës së Jugut kontrollon mbi 600 persona, njërit i gjendet një armë
Policia ka njoftuar se ka realizuar kontrolle të jashtëzakonshme në disa lokale në Mitrovicë të Jugut, Vushtrri dhe Skenderaj. “Në saje të kësaj, në përputhje me autorizimet hetuesit e Sektorit Rajonal të Hetimeve në mbështetje edhe të njësive tjera, në tri ditët e fundit në orët e mbrëmjes kanë realizuar kontrolle në disa lokale në […]
Policia ka njoftuar se ka realizuar kontrolle të jashtëzakonshme në disa lokale në Mitrovicë të Jugut, Vushtrri dhe Skenderaj.
“Në saje të kësaj, në përputhje me autorizimet hetuesit e Sektorit Rajonal të Hetimeve në mbështetje edhe të njësive tjera, në tri ditët e fundit në orët e mbrëmjes kanë realizuar kontrolle në disa lokale në qytetet Mitrovicë e Jugut, Vushtrri e Skenderaj.”
Janë kontrolluar mbi 600 persona, mirëpo vetëm njërit i është gjetur një armë e llojit pistoletë.
“Kontrollet e jashtëzakonshme janë realizuara në lokacione të ndryshme, ku janë kontrolluar mbi 600 persona, ku përveç një rasti në një lokal (kafiteri) në Mitrovicë, ku te një person është gjetur dhe sekuestruar një armë e llojit pistoletë, tek personat tjerë nuk është gjetur asgjë e kundërligjshme. Gjatë realizimit të këtyre kontrolleve, policia është përkujdesur që të gjitha masat e ndërmarra të jenë në përputhje me ligj dhe akte tjera normative duke respektuar të drejtat dhe liritë e çdo qytetari. Policia, falënderon qytetaret për mirëkuptim gjatë kontrolleve të kësaj natyre, që kanë për qëllim parandalimin e gjërave të kundërligjshme që hasen në posedim te qytetarët.”