Premtime në deklarata, plehra në terren: Deponia në Nikushtak assesi të pastrohet, Mexhiti arsyetohet

Deponia në Nikushtak të Likovës ende mbetet e papasturar dhe një katastrofë ekologjike, pavarësisht premtimeve të një pas njëshme nga Ministria e Mjedisit Jetësor dhe kreu i saj, shkruan Portalb.mk.  I pyetur për këtë problem se pse ende nuk është pastruar edhe përkundër deklaratave të tyre, ministri i Mjedisit, Izet Mexhiti u arsyetua se problemet […]

maj 15, 2025 - 11:00
 0  6
Premtime në deklarata, plehra në terren: Deponia në Nikushtak assesi të pastrohet, Mexhiti arsyetohet
Pamje nga deponia në fshatin Nikushtakë. Foto nga Portalb.mk

Deponia në Nikushtak të Likovës ende mbetet e papasturar dhe një katastrofë ekologjike, pavarësisht premtimeve të një pas njëshme nga Ministria e Mjedisit Jetësor dhe kreu i saj, shkruan Portalb.mk

I pyetur për këtë problem se pse ende nuk është pastruar edhe përkundër deklaratave të tyre, ministri i Mjedisit, Izet Mexhiti u arsyetua se problemet e trashëguara nuk mund të zgjidhen brenda pak muajve. 

“Punojmë, domethënë jo vetëm në deponinë në Nikushtak, punojmë nëpërmjet Bankës Evropiane për zhvillim 50 milionë euro me përkushtim të plotë për ta zgjidh problemin e deponive regjionale në nivel republikan siç po punojmë edhe te deponia Rusino me projekte konkrete me investime konkrete”, deklaroi Mexhiti. 

Mexhiti theksoi se nuk munden që brenda shtatë apo tetë muajve të zgjidhin diçka që nuk është zgjidhur para njëzetë viteve. 

Në lidhje me këtë problem, Ministria e Financave më 30 prill 2024 për Portalb.mk bëri të ditur se është anuluar procedura e tenderit të deponisë në Nikushtak, dhe ky vendim ishte miratuar nga Delegacioni i BE-së.

“Procedura e tenderit është anuluar për shkak të mosplotësimit të kushteve për dhënien e kontratës. Anulimi i procedurës së tenderit është miratuar nga Delegacioni i BE-së më 14.01.2025 dhe i njëjti është publikuar më 29.01.2025”, thane nga Ministria e Financave.

Nga Ministria e Financave theksuan se në përputhje me strukturën institucionale të IPA-s, Ministria e Mjedisit si përfituese e projektit merr vendim për një procedurë të re tenderimi.

Megjithatë më 16 prill 2025, ishte pikërisht Mexhiti i cili tha se shumë shpejtë do të largohet kjo deponi.

Ndërkaq më 23 shkurt nga Ministria e Mjedisit për Portalb.mk theksuan se kishte dështuar tenderi për pastrimin e deponisë në Nikushtak dhe për këtë procedura nuk është realizuar.

Korrikun e vitit të kaluar (2024), ministri i Mjedisit Jetësor, Izet Mexhiti ishte në Komunën e Likovës dhe premtoi se do të pastrohen deponitë ilegale duke thënë se projekti ndodhet në fazën e tenderimit pas anulimit të mëparshëm të kontraktorit i cili ishte përzgjedhur.

Kryetari i Komunës së Likovës, Erkan Arifi, në një prononcim për TV21 në nëntor 2024 pati thënë se Komuna e Likovës disa herë ka kërkuar dislokimin e kësaj deponie, por kjo nuk u është lejuar nga Ministria e Ambientit Jetësor.

Në të njëjtën kohë në nëntor, Mexhiti premtoi se së bashku me deponinë në Nikushtak, edhe pesë lokacione tjera të Likovës do të shndërrohen në zona të gjelbërta.

Megjithatë në vend se banorët të shohin gjelbërim, ata ballafaqohen me deponi dhe mbeturina të ndryshme.

Kujtojmë se për më shumë se dy dekada nuk ka zgjidhje për pastrimin e deponisë në fshatin Nikushtak të Komunës së Likovës.