Prokuroria: Informacioni për ndërtimin e një objekti fetar në Gostivar është i rremë, nuk ka urdhër për arrestimin e asnjë personi

Në lidhje me informacionet e pavërteta të publikuara që shpërndahen në rrjetet sociale, të cilat janë marrë nga disa media dhe i referohen një ngjarjeje në afërsi të objektit fetar në Gostivar, Prokuroria Themelore Publike Gostivar njofton opinionin se prokurori publik nuk ka nxjerrë urdhër për ndalimin ose mbajtjen e asnjë personi, transmeton Portalb.mk. “Prokuroria […]

shtator 10, 2024 - 15:00
 0  5
Prokuroria: Informacioni për ndërtimin e një objekti fetar në Gostivar është i rremë, nuk ka urdhër për arrestimin e asnjë personi
Prokuroria Themelore Publike Shkup, foto: Suad Bajrami/Portalb.mk

Në lidhje me informacionet e pavërteta të publikuara që shpërndahen në rrjetet sociale, të cilat janë marrë nga disa media dhe i referohen një ngjarjeje në afërsi të objektit fetar në Gostivar, Prokuroria Themelore Publike Gostivar njofton opinionin se prokurori publik nuk ka nxjerrë urdhër për ndalimin ose mbajtjen e asnjë personi, transmeton Portalb.mk.

“Prokuroria Themelore Publike Gostivar është njoftuar se Ministria e Punëve të Brendshme po vepron në këtë rast pas kallëzimit të Komunës së Vrapçishtit për punë ndërtimore pa leje në afërsi të rrugës magjistrale. Puna është ndërprerë dhe sipas udhëzimeve të prokurorit publik sot ekipet policore do të kryejnë kontroll në vendngjarje për të konstatuar gjendjen e objektit dhe punimet që janë kryer, si dhe nëse ka ndonjë element të ndonjë vepre penale në të gjithë ngjarjen”, thonë nga PTHP.

Ndryshe, nëpër media u përhap lajmi se qytetarëve që pastronin një kishë në Gostivar, u ka ardhur policia dhe ka arrestuar qytetar.

“Pas reshjeve të dendura të shiut, qytetarët po pastronin kishën në atarin e fshatit Galatë, komuna Vrapçisht, Gostivar dhe policia ka dalë për t’i ndaluar, njoftojnë përmes një videoje në rrjetet sociale. Sipas tyre, policia u ka thënë se po vepronin me udhëzim të prokurorit, dhe shkak ishte uzurpimi i tokës ku ndodhet kisha”, thuhet një postimin e TV Star.