Prokuroria me padi ndaj një personi, kundërligjshëm ngriti një dyqan dhe ndërtoi hotel në Çarshinë e Vjetër të Shkupit
Prokuroria Themelore Publike e Shkupit, pas kryerjes së procedurës hetimore, ka dorëzuar aktakuzë kundër një personi 60-vjeçar për shkak të ngritjes së paligjshme të një dyqani dhe ndërtimit të hotelit në Çarshinë e Vjetër të Shkupit. I akuzuari, siç njoftoi sot Prokuroria Publike, akuzohet për veprën penale ndërtimi pa leje nga neni 244a paragrafi 1 […]
Prokuroria Themelore Publike e Shkupit, pas kryerjes së procedurës hetimore, ka dorëzuar aktakuzë kundër një personi 60-vjeçar për shkak të ngritjes së paligjshme të një dyqani dhe ndërtimit të hotelit në Çarshinë e Vjetër të Shkupit. I akuzuari, siç njoftoi sot Prokuroria Publike, akuzohet për veprën penale ndërtimi pa leje nga neni 244a paragrafi 1 i Kodit Penal (KP), transmeton Portalb.mk.
Për këtë vepër, sipas paragrafit 1, është paraparë dënim me burg prej tre deri në tetë vjet.
Siç bëhet me dije nga Prokuroria, ai e ka kryer veprën gjatë viteve 2018 dhe 2019, kur pa miratimin e ministrisë kompetente dhe Drejtorinë për Mbrojtjen e Trashëgimisë Kulturore, ka bërë një shtesë në dyqanin e tij, dhe ka ndërtuar një hotel në parcelën ngjitur.
“I pandehuri 60 vjeçar gjatë viteve 2018 dhe 2019 në cilësinë e investitorit në Çarshinë e Vjetër të Shkupit, në objekt ekzistues – lokal 93 m2 në posedim të tij, ka kryer ndërtimin e korridoreve, shkallëve, ashensorit, recepsionit dhe hapësirave të tjera, ndërsa në një parcelë ngjitur ka kryer ndërtimin e plotë të një objekti – hotel me bodrum, katër kate dhe një papafingo, pa pasur leje ndërtimi nga ministria kompetente, por edhe pa projekt konservues bazë dhe miratim konservues nga Drejtoria për Mbrojtjen e Trashëgimisë Kulturore”, thuhet në njoftimin e Prokurorisë Publike të Republikës së Maqedonisë së Veriut.