PS nuk çoi në Kushtetuese mandatin e Xhaçkës, reagon Ambasada e SHBA-së: Qeveria të respektojë vendimet e Gjykatave

Vota e deputetëve socialistë, në seancën e djeshme plenare, pengoi për herë të tretë kalimin në Gjykatën Kushtetuese të çështjes së mandatit të ish-Ministres së Jashtme Olta Xhaçka. Lidhur me këtë rast ka reaguar edhe Ambasada e SHBA në vendin tonë e cila thotë se qeveria dhe institucionet duhet të respektojnë rregullat dhe ligjet. “Ambasada […]

shtator 13, 2024 - 20:00
 0  7
PS nuk çoi në Kushtetuese mandatin e Xhaçkës, reagon Ambasada e SHBA-së: Qeveria të respektojë vendimet e Gjykatave

Vota e deputetëve socialistë, në seancën e djeshme plenare, pengoi për herë të tretë kalimin në Gjykatën Kushtetuese të çështjes së mandatit të ish-Ministres së Jashtme Olta Xhaçka.

Lidhur me këtë rast ka reaguar edhe Ambasada e SHBA në vendin tonë e cila thotë se qeveria dhe institucionet duhet të respektojnë rregullat dhe ligjet.

“Ambasada e SHBA ndan shqetësimin e Delegacionit të Bashkimit Evropian për vendimin e djeshëm në parlamentin e Shqipërisë për të shpërfillur një vendim të Gjykatës Kushtetuese. Siç vuri në dukje kryeparlamentari së fundmi, marrja e hapave të nevojshëm për vendimet e Gjykatës Kushtetuese është një përgjegjësi thelbësore e Parlamentit dhe është gjithashtu thelbësore për parimin e ndarjes së pushteteve. Qeveria dhe institucionet duhet t’u përmbahen rregulloreve, ligjeve, vendimeve gjyqësore dhe kushtetutës, të gjitha këto janë vendosur për të siguruar që një sistem demokratik të jetë i shëndetshëm dhe i lulëzuar”, thuhet në reagim.

Me dy vendime të njëpasnjëshme, i fundit në Korrik të këtij viti Gjykata Kushtetuese urdhëroi Kuvendin që ta çonte pranë saj mocionin për mandatin e Olta Xhaçkës. Për këtë të fundit, demokratët pretendojnë se mandati i saj është në papajtueshmëri me Kushtetutën, pasi ka përfituar para publike si bashkëshorte e investitorit strategjik Artan Gaçi, çka mohohet kategorikisht nga Xhaçka.