Kryesocialisti Rama lëviz drejtuesit në qarqe; ndryshime edhe në Elbasan, Berat dhe Shkodër

Kryeministri Edi Rama ka përcaktuar drejtuesit politikë në 12 qarqet e vendit, emra të cilët do të udhëheqin edhe listat e deputetëve në zgjedhjet vitit të ardhshëm. Në katër prej qarqeve të vendit drejtuesit mbeten të njëjtë, ku në krye të Lezhës mbetet Ulsi Manja, në Korçë do të jetë drejtues Niko Peleshi, në Kukës […]

shtator 8, 2024 - 14:00
 0  6
Kryesocialisti Rama lëviz drejtuesit në qarqe; ndryshime edhe në Elbasan, Berat dhe Shkodër

Kryeministri Edi Rama ka përcaktuar drejtuesit politikë në 12 qarqet e vendit, emra të cilët do të udhëheqin edhe listat e deputetëve në zgjedhjet vitit të ardhshëm.

Në katër prej qarqeve të vendit drejtuesit mbeten të njëjtë, ku në krye të Lezhës mbetet Ulsi Manja, në Korçë do të jetë drejtues Niko Peleshi, në Kukës do të vazhdojë qëndrimin Pandeli Majko dhe në Gjirokastër do të jetë edhe për këtë vit zgjedhor Mirela Kumbaro.

Ndërkohë në tetë qarqet e tjera ndryshojë drejtimi.

Tirana tashmë do të ketë 3 drejtues qarku përveç Veliajt, do të jenë edhe Elisa Spiropali dhe Ogerta Manastirliu.

Zv.kryeministrja Belinda Balluku do të drejtojë Fierin, ndërkohë që më parë ka qenë në Dibër. Edhe Blendi Çuçi largohet nga drejtimi i qarkut të Beratit dhe do të drejtojë qarkun e Vlorës.

Gjithashtu një drejtues i ri i shtohet këtij viti zgjedhor, ai për diasporën, i cili i besohet Taulant Ballës.

Tre kryetar bashkie do drejtojnë fushatën, respektivisht në Durrës, Berat dhe Shkodër.

4 qarqe ku nuk ndryshon drejtimi politik:

Lezhë- Ulsi Manja

Korçë- Niko Peleshi

Kukës- Pandeli Majko

Gjirokastër- Mirela Kumbaro

8 qarqe ndryshojnë drejtim:

Tiranë- ishte Erion Veliaj, shtohet Ogerta Manastirliu dhe Elisa Spiropali

Durrës- ikën Ardian Çela, vjen Emirjana Sako

Fier- ikën Taulant Balla, vjen Belinda Balluku

Vlorë- ikën Blendi Klosi, vjen Bledi Çuçi

Dibër- ikën Belinda Balluku, vjen Blendi Gonxhja

Berat- ikën Bledi Çuçi, vjen Ervin Demo

Shkodër- ikën Elisa Spiropali, vjen Benet Beci

Elbasan- ikën Damian Gjiknuri, vjen Arbjan Mazniku