Reagon VLEN: Shqiptarët po zgjohen, BDI po shembet!

Pas demaskimeve të vazhdueshme dhe sondazheve që nxjerrin BDI-në non grata në rënie të lirë, partia e listave të zeza po e ka Ali Ahmeti dhe klika e tij, që The post Reagon VLEN: Shqiptarët po zgjohen, BDI po shembet! appeared first on Flaka, në çdo lajm... .

dhjetor 24, 2024 - 03:00
 0  6
Reagon VLEN: Shqiptarët po zgjohen, BDI po shembet!

Pas demaskimeve të vazhdueshme dhe sondazheve që nxjerrin BDI-në non grata në rënie të lirë, partia e listave të zeza po e ka

Ali Ahmeti dhe klika e tij, që pushtetin e përdorën për ta liruar nga burgu Mijallkovin, mendojnë se me truqet e banorit më të ri të listës së zezë amerikane, Artan Grubi, mund të relativizojnë keqqeverisjen e tyre të tmerrshme. Po gaboni, sepse shqiptarët nuk janë më të verbër, nuk mund t’i përdorni më si mish për top, e as si vegla elektorale.

BDI-ja non grata, me gjithë përpjekjet për të zhdukur të vërtetën, dëshiron që ne të harrojmë se ishte kjo parti, që në kohën e Gruevskit, dëshironte të paraqiste stemën e tij si stemë të shqiptarëve!

Të harrojmë Monstrën!
Të harrojmë Sopotin!
Të harrojmë Lagjen e Trimave!
Të harrojmë Soravinën!
Të harrojmë Llotarinë dhe sa e sa gjëra të tjera për 20 vjet pushtet!

VLEN është shpresa dhe zgjimi i shqiptarëve! Koalicioni VLEN nuk është thjesht një forcë politike, por një lëvizje e popullit për drejtësi dhe ndryshim, përfundon kumtesa nga VLEN.

The post Reagon VLEN: Shqiptarët po zgjohen, BDI po shembet! appeared first on Flaka, në çdo lajm... .