RMV, Ministria e Ekonomisë dhe Punës me subvencione të reja për zejtarët, thirrja do të jetë e hapur deri më 1 tetor

Ministria e Ekonomisë dhe Punës do të subvencionojë zejtarët përmes bashkëfinancimit të 40 përqind të kostove të vërtetuara, por jo më shumë se 200.000 denarë për aplikues, të bëra për blerjen e makinave ose veglave të reja dhe dizajnimin e produktit të ri, transmeton Portalb.mk. “Dëshiroj t’u bëj thirrje të gjithë zejtarëver nga të gjitha […]

Korrik 26, 2024 - 19:30
 0  4
RMV, Ministria e Ekonomisë dhe Punës me subvencione të reja për zejtarët, thirrja do të jetë e hapur deri më 1 tetor
Çarshia e Vjetër në Shkup

Ministria e Ekonomisë dhe Punës do të subvencionojë zejtarët përmes bashkëfinancimit të 40 përqind të kostove të vërtetuara, por jo më shumë se 200.000 denarë për aplikues, të bëra për blerjen e makinave ose veglave të reja dhe dizajnimin e produktit të ri, transmeton Portalb.mk.

“Dëshiroj t’u bëj thirrje të gjithë zejtarëver nga të gjitha rajonet e shtetit që të aplikojnë për mbështetjen që ne si Ministri e Ekonomisë dhe Punës ua japim atyre. Si ministër, dua t’i siguroj ata se nuk do të ndalemi këtu dhe se në të ardhmen do të krijojmë masa dhe politika për të mbështetur zejtarët meqë zejtaria  është faktor për zhvillimin ekonomik në vendin tonë. Ministria e Ekonomisë mbetet e përkushtuar dhe e hapur ndaj propozimeve që synojnë zhvillimin e zejtarisë në Republikën e Maqedonisë së Veriut”, u tha ministri Durmishi zejtarëve.

Siç informoi sot ministri i Ekonomisë dhe Punës, Besar Durmishi, para vizitës në dyqanet e zejtarisë në Çarshinë e Vjetër të Shkupit, për thirrje janë planifikuar 6500.000 denarë nga Buxheti i Ministrisë.

“Thirrja publike mund të aplikohet nga artizanët aktivë të regjistruar, me kusht që për ta të mos jetë hapur procedurë falimentimi, të mos kenë borxhe ndaj shtetit dhe punonjësve, të kenë punuar të paktën një vit para publikimit të thirrjes publike dhe të mos kenë marrë mjete financiare pas thirrjeve publike të Ministrisë së Ekonomisë në tre vitet e fundit”, tha Durmishi.

Në drejtim të zhvillimit dhe mbështetjes së zejtarisë, Ministria e Ekonomisë dhe Punës javën e kaluar shpalli gjithashtu thirrje për mbështetje të shoqatave dhe odave të zejtarisë për projekte në fushën e organizimit të trajnimeve për aktivitete zejtare individuale dhe zeje krijuese, organizimin e forumeve dhe aktivitete promovuese dhe trajnime për të rritur ndërgjegjësimin për përfitimet e legalizimit të biznesit.

“Dua t’i siguroj se nuk do të ndalemi këtu dhe se në të ardhmen do të krijojmë masa dhe politika për të mbështetur zejtarët, sepse zejtaria është një faktor për zhvillimin ekonomik në vendin tonë. Ministria e Ekonomisë mbetet e përkushtuar dhe e hapur ndaj propozimeve që synojnë zhvillimin e zejtarisë në Republikën e Maqedonisë së Veriut”, tha Durmishi para zejtarëve.

Thirrjet publike publikohen në ueb-faqen e Ministrisë së Ekonomisë dhe Punës, ndërsa artizanët dhe shoqatat e artizanëve mund të aplikojnë jo më vonë se data 1 tetor i këtij viti.

Për vizitë në artizanate sot përveç ministrit të Ekonomisë dhe Punës, ishin edhe zëvendëskryeministri i parë dhe ministri i Mjedisit Izet Mexhiti, kryetari i Komunës së Çairit, Visar Ganiu dhe deputeti Bekim Sali.

Aplikimi për thirrjen publike mund të bëhet në këtë LINK.