RMV, tre policë janë kallëzuar penalisht për gjuajtje të panevojshme me armët e shërbimit (VIDEO)

Ndaj tre zyrtarëve policorë janë ngritur kallëzime penale për shkak të ekzistimit të bazave të dyshimit se kanë kryer veprën penale “shkaktim i rrezikut publik”, njoftoi Ministria e Punëve të Brendshme (MPB), transmeton Portalb.mk. Bëhet fjalë për policët A.D. dhe D.D. në Departamentin e Policisë Tearcë dhe J.B. – zyrtar policor në stacionin policor në […]

Korrik 25, 2024 - 21:30
 0  4
RMV, tre policë janë kallëzuar penalisht për gjuajtje të panevojshme me armët e shërbimit (VIDEO)
Policia e RMV-së, foto: Fisnik Xhelili/Portalb.mk

Ndaj tre zyrtarëve policorë janë ngritur kallëzime penale për shkak të ekzistimit të bazave të dyshimit se kanë kryer veprën penale “shkaktim i rrezikut publik”, njoftoi Ministria e Punëve të Brendshme (MPB), transmeton Portalb.mk.

Bëhet fjalë për policët A.D. dhe D.D. në Departamentin e Policisë Tearcë dhe J.B. – zyrtar policor në stacionin policor në vendkalimin kufitar Jazhincë.

I denoncuari i parë A.D. më 23 maj 2022 dhe i denoncuari i dytë D.D. më datë 24.05.2022, gjatë orarit të punës, teksa ishin të angazhuar në një zonë pyjore në afërsi të vendit të quajtur “Gjinov Kamen”, pa plotësuar kushtet ligjore për përdorimin e armëve të zjarrit, kanë qëlluar me automatik zyrtar, të cilin e kanë ngarkuar para nisjes së turnit, në prani të punonjësve të tjerë të policisë që ishin të punësuar së bashku me ta.

A.D. më 29 shkurt të këtij viti, si dhe i raportuari i tretë J.B. më 8 mars të këtij viti, kur nuk ishin angazhuar në punë, në një zonë të pyllëzuar afër të njëjtit vend, në prani të disa personave, kanë qëlluar me breshëri me automatik.

“Departamenti i Kontrollit të Brendshëm, Hetimeve Penale dhe Standardeve Profesionale do të dorëzojë Propozim për fillimin e procedurës për përcaktimin e përgjegjësisë disiplinore ndaj punonjësit të policisë J.B. dhe do të shqiptojë masa të detyrueshme për largim nga vendi i punës deri në përfundimin e procedurës disiplinore. Për punonjësit e policisë A.D. dhe D.D., për shkak të skadimit të afateve për zhvillimin e procedimit disiplinor, nuk do të paraqitet propozim për fillimin e procedurës për shkelje të rendit dhe disiplinës së punës”, thuhet në njoftimin e MPB-së.