Rozeta Hajdari ia huq në postimin për vizitën në Kamenicë, thotë se ishte te Kryetari i Gjilanit – e ndryshon më pas

Ministrja e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë, Rozeta Hajdari, ka vizituar sot Komunën e Kamenicës, ku është takuar me kryetarin Kadri Rrahimaj. Duke njoftuar për këtë vizitë, Hajdari ia ka huqur me komunën, por edhe emrin e kryetarit. Fotot i ka publikuar me Rrahimajn, por në postim ka shkruar se ka vizituar Kryetarin e Komunës së […]

gusht 16, 2024 - 02:00
 0  4
Rozeta Hajdari ia huq në postimin për vizitën në Kamenicë, thotë se ishte te Kryetari i Gjilanit – e ndryshon më pas
rozeta-hajdari-ia-huq-ne-postimin-per-viziten-ne-kamenice,-thote-se-ishte-te-kryetari-i-gjilanit-–-e-ndryshon-me-pas

rozeta-hajdari-ia-huq-ne-postimin-per-viziten-ne-kamenice,-thote-se-ishte-te-kryetari-i-gjilanit-–-e-ndryshon-me-pas

Ministrja e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë, Rozeta Hajdari, ka vizituar sot Komunën e Kamenicës, ku është takuar me kryetarin Kadri Rrahimaj.

Duke njoftuar për këtë vizitë, Hajdari ia ka huqur me komunën, por edhe emrin e kryetarit. Fotot i ka publikuar me Rrahimajn, por në postim ka shkruar se ka vizituar Kryetarin e Komunës së Gjilanit, Alban Hysenin, shkruan Reporteri.net.

“Sot, në vizitë të Kryetari i Komunës së Gjilanit, z. Alban Hyseni”, ka shkruar fillimisht Hajdari, postim të cilin më pas e ka ndryshuar duke e shkruar emrin e Kadri Rrahimajt.

“Kryetarin Rrahimaj, e përgëzova për progresin e arritur dhe planin praktik për adaptimin e infrastrukturës fizike për funksione të reja për mbështetje në zhvillim të ndërmarrësisë dhe motivimin e të rinjve në komunën e Kamenicës. U pajtuam për vazhdimin e bashkëpunimit të afërt për shfrytëzimin e mundësive, për mbështetjen në vazhdim ndaj të rinjve ndërmarrës dhe bizneseve vendore, nga diaspora dhe të huaja, me kontribut në zhvillim të përgjithshëm socio ekonomik në komunën e Kamenicës dhe më gjerë”, ka shkruar tutje Hajdaraj.