Sarazzin: Të mos nënçmohet periudha kohore për miratimin e ndryshimeve kushtetuese

Kryetari i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë së Veriut, Talat Xhaferi, sot realizoi takim me të dërguarin special gjerman për Ballkanin Perëndimor, Manuel Sarazzin. Në takim ishte e pranishme ambasadorja e Republikës Federale të Gjermanisë në Republikën e Maqedonisë së Veriut, Petra Dreksler dhe sekretarja e përgjithshme e Kuvendit të Republikës së Maqedonisë së Veriut, […]

shtator 11, 2023 - 18:40
 0  10
Sarazzin: Të mos nënçmohet periudha kohore për miratimin e ndryshimeve kushtetuese

Kryetari i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë së Veriut, Talat Xhaferi, sot realizoi takim me të dërguarin special gjerman për Ballkanin Perëndimor, Manuel Sarazzin. Në takim ishte e pranishme ambasadorja e Republikës Federale të Gjermanisë në Republikën e Maqedonisë së Veriut, Petra Dreksler dhe sekretarja e përgjithshme e Kuvendit të Republikës së Maqedonisë së Veriut, Cvetanka Ivanova.

Në takim, siç njoftojnë nga kabineti i Xhaferit, nga ana e tij u shpreh mirënjohje e veçantë për angazhimin personal të bashkëbiseduesit, si edhe për mbështetjen e përkushtuar dhe të vazhdueshme të Republikës Federale të Gjermanisë për realizimin e dy qëllimeve strategjike të RMV-së: Paraprakisht anëtarësimi në NATO dhe tani aktualisht, aderimi në anëtarësim të plotfuqishëm në Bashkimin Evropian.

“U potencua bashkëpunimi dukshëm i theksuar parlamentar me Bundestagun gjerman në disa vitet e fundit në të gjitha nivelet, përfshirë edhe programi bursist IPS dhe projekti për sigurimin e pavarur parlamentar”.

“Kryetari Xhaferi informoi edhe për aktivitetet të cilat si vend i ndërmarrim në raport me obligimet nga anëtarësimi në NATO për mbështetjen e Ukrainës, si edhe për procesin aktual të fillimit të ndryshimit të Kushtetutës si parakusht i vetëm i cili duhet të rrumbullakohet për hapjen e krerëve të negocimit”.

I dërguari special Sarazzin, e përshëndeti bashkëpunimin e shkëlqyer me Bundestagun gjerman, sidomos këmbimin e përvojave për sigurimin parlamentar. Në kuadër të funksionit të vet, e ofroi ndihmën dhe mbështetjen për avancimin e procesit të eurointegrimeve, duke theksuar se Republika Federale Gjermane dëshiron që procesi i ndryshimeve kushtetuese të rrumbullakohet sa më shpejtë.

Duke e pasur parasysh mundësinë për hapjen e negociatave me Ukrainën në dhjetor të këtij viti, rreziku nga veçimi i vendit tonë nga vendet tjera, pa përmbushjen e kërkesave të duhura evropiane, është i paevitueshëm. Për këto arsye, me rëndësi është se si do të formulohet pyetja e nxjerrjes së ndryshimeve kushtetuese, por akoma më me rëndësi është mos nënçmohet periudha kohore për nxjerrjen e tyre. Vështrimi i tij është se është humbur shumë kohë në rajon, ndërsa dinamika aktuale në BE për përshpejtimin e procesit të zgjerimit nuk guxon të lëshohet”, thuhet në njoftim.

Në fund shtohet se të dy bashkëbiseduesit e përshëndetën bashkëpunimin e shkëlqyer në planin ekonomik dhe diasporën në Republikën Federale të Gjermanisë që paraqet një bazë të shkëlqyer për afrim dhe bashkëpunim më të madh ndërmjet dy shteteve.