Satirizimi i dhunimit të Ziadin Selës në Karnavalin e Vevçanit, reagime nga partitë

Bashkimi Demokratik për Integrim ka reaguar ndaj satirizimiz zë tentativës për vrasje të Ziadin Selës në ngjarjet e 27 prillit në Kuvendin e Maqedonisë së Veriut, transmeton Portalb.mk. “Bashkimi Demokratik dënon me ashpërsi aktin e papranueshëm të talljes dhe satirizimit të tentativës për vrasje ndaj Ziadin Selës, i cili ndodhi gjatë Karnevalit të Vevçanit. Kjo […]

Jan 15, 2025 - 14:00
 0  4
Satirizimi i dhunimit të Ziadin Selës në Karnavalin e Vevçanit, reagime nga partitë
Karnevali i Vevçanit. Foto nga AA.

Bashkimi Demokratik për Integrim ka reaguar ndaj satirizimiz zë tentativës për vrasje të Ziadin Selës në ngjarjet e 27 prillit në Kuvendin e Maqedonisë së Veriut, transmeton Portalb.mk.

“Bashkimi Demokratik dënon me ashpërsi aktin e papranueshëm të talljes dhe satirizimit të tentativës për vrasje ndaj Ziadin Selës, i cili ndodhi gjatë Karnevalit të Vevçanit. Kjo është një shkelje e rëndë e dinjitetit njerëzor dhe një provokim i rrezikshëm për paqen dhe stabilitetin shoqëror. Është e paimagjinueshme që një ngjarje kaq serioze, që ka tronditur shumë qytetarë dhe që ka lënë pas pasoja të rënda për jetën e individëve, të përdoret si objekt talljeje dhe urrejtjeje në një aktivitet publik. Pavarësisht se ky akt ka ndodhur para syve të institucioneve dhe opinionit, askush nuk ka reaguar, nuk ka dënuar dhe nuk ka ndërmarrë masa për të parandaluar normalizimin e urrejtjes dhe dhunës”, thonë nga BDI.

Karnavali i Vevçanit. Foto: BDI
Karnavali i Vevçanit. Foto: BDI

Ndërkohë që shqiptarët dhe grupet e tjera etnike dënohen për aktivitete paqësore dhe kulturore, nga BDI thonë se individë të caktuar në Vevçan e përdorin këtë karnaval për të shpërndarë mesazhe të urrejtjes dhe dhunës.

“Kjo është një formë e papranueshme e ngacmimit dhe nxitjes së ndarjeve etnike dhe sociale. BDI kërkon reagim të menjëhershëm dhe të fuqishëm nga të gjitha institucionet përkatëse, që të sigurohet se akte të tilla të shëmtuara nuk do të tolerohen dhe as nuk do të kalojnë pa dënim. Ne nuk mund të lejojmë që urrejtja dhe dhuna të jenë pjesë e kulturës sonë shoqërore, e as të përdoren për qëllime politike ose për ndjenjat e ngushta etnike. Përkundrazi, duhet të promovojmë vlerat e bashkëjetesës dhe respektit reciprok, duke u angazhuar të gjithë së bashku për një shoqëri të barabartë dhe paqësore”, përfundon reagimi i BDI-së.

Ndërkohë, nënkryetari i ASh, krahu i Selës, reagoi duke htënë se ishim dëshmitarë të pamjeve të rënda dhe shqetësuese nga Karnevali i Vevçanit, “ku në formën më të rëndë, morbide dhe skandaloze, ironizonin me gjarjet e 27 prillit dhe tentimin për vrasje të Kryetarit të Aleancës për Shqiptarët.

“Me kthimin e VMRO-së në pushtet, ky karneval duket që i është rikthyer traditës së vjetur kur në të kaluarën njihej për shfaqje të ngjashme ofenduese e që ngjallnin urrejtje ndaj shqiptarëve.
Ne e kuptojmë edhe folklorin, edhe satirën, por nuk tolerojmë dhe nuk pranojmë të bëhet satirë me tragjëditë personale, me ngjarje të rënda që paraqesin në vete një akt terrorist, e aq më pak kur tallja bëhet me viktimën. Shfaqja në karnevalet e Vevçanit është vazhdimësi, ndoshta edhe më e rëndë, sesa vetë sulmi dhe tentimi për vrasje i 27 prillit 2017. Kërkojmë nga autoritetet kompetente dhe të gjithë faktorët politik dhe institucional që të ndëshkojnë veprimet e këtilla që prekin jo vetëm ndjenjat personale dhe të familjarëve të zotit Sela, por edhe të një populli të tërë në vend e më gjërë. Për këto veprime organizatorët dhe personat që realizuan këtë shfaqje të rëndë dhe nënçmuese, duhet të mbajnë përgjegjësi ligjore dhe rastet e këtilla të mos përsëriten”, thuhet në reagimin e Isen Shabanit, nënkryetar i ASH-së.

Karnavali i Vevçanit, i cili mbahet me rastin e Vitit të Ri sipas kalendarit të vjetër, njihet për paraqitjen satirike të ngjarjeve të jetës publike dhe politike, përmes maskave dhe personifikimit të ndryshëm.

Karnavali zgjat dy ditë, ndërsa në ditën e dytë të gjithë pjesëmarrësit djegin maskat, me simbolikën se e keqja nuk do të përsëritet.

Ndryshe, në Karnavalin e Vevçanit, “dhëndri” dhe “nusja” janë personazhet-maskat kryesore të karnavalit. Maskat mbahen në fshehtësi të madhe deri në paraqitjen në paradë, dhe nuk përsëriten kurrë në asnjë nga karnavalet e mëpasshme.