Sejdiu: Komuna e Zhelinës rradhitet në Top 10 institucionet me integritet dhe pa korrupsion
Komuna e Zhelinës rradhitet në Top 10 institucionet me integritet dhe pa korrupsion, ka njoftuar kryetari i Komunës së Zhelinës, Blerim Sejdiu nëpërmjet një postimi ne faqen e tij zyrtare ne Fejsbuk. “Sipas hulumtimit të fundit të Komisionit Shtetëror për Parandalimin e Korrupsionit, Zhelina renditet lartë në listën e komunave sipas përqindjes së përmbushjes dhe […]

Komuna e Zhelinës rradhitet në Top 10 institucionet me integritet dhe pa korrupsion, ka njoftuar kryetari i Komunës së Zhelinës, Blerim Sejdiu nëpërmjet një postimi ne faqen e tij zyrtare ne Fejsbuk.
“Sipas hulumtimit të fundit të Komisionit Shtetëror për Parandalimin e Korrupsionit, Zhelina renditet lartë në listën e komunave sipas përqindjes së përmbushjes dhe zbatimit të sistemit të integritetit.
Puna dhe mundi sjellin gjithmonë rezultate
Çfarë është Integritet?
Koncepti i integritetit është pjesë përbërëse e sistemit të qeverisjes së mirë.
Integritet nënkupton kryerjen e ligjshme, të pavarur, të paanshme, etike, profesionale, të përgjegjshme dhe transparente të detyrave me të cilat zyrtarët komunal ruajnë reputacionin e tyre dhe reputacionin e institucionit në të cilin janë përgjegjës, d.m.th punonjësit, eliminojnë rreziqet dhe largojnë dyshimet për mundësinë e shfaqjes dhe zhvillimit të korrupsionit, duke siguruar kështu besimin e qytetarëve në kryerjen e funksioneve publike dhe në punën e institucioneve publike”, ka shkruar Sejdiu.
Sejdiu ka theksuar se vazhdojnë të punojnë, në interes të qytetarëve të Komunës së Zhelinës, ligjërisht, me përgjegjësi dhe transparencë.