Shekerinska zv/sekretare e mundshme e NATO-s

Dy ish-zyrtarë të lartë nga Maqedonia e Veriut dhe Bullgaria janë në mesin e atyre që konkurrojnë për t’u bërë zëvendëskryetar tw NATO-s, shkruan prestigjiozja Politiko. Zv actual I NATO-s , Mircea Xhoana, i cili ka mbajtur këtë post që nga viti 2019, pritet të japë dorëheqjen për të kandiduar në zgjedhjet presidenciale të Rumanisë […] The post Shekerinska zv/sekretare e mundshme e NATO-s appeared first on InfoShqip.com.

gusht 15, 2024 - 17:00
 0  4
Shekerinska zv/sekretare e mundshme e NATO-s

Dy ish-zyrtarë të lartë nga Maqedonia e Veriut dhe Bullgaria janë në mesin e atyre që konkurrojnë për t’u bërë zëvendëskryetar tw NATO-s, shkruan prestigjiozja Politiko.

Zv actual I NATO-s , Mircea Xhoana, i cili ka mbajtur këtë post që nga viti 2019, pritet të japë dorëheqjen për të kandiduar në zgjedhjet presidenciale të Rumanisë në nëntor, thanë zyrtarët e NATO-s për POLITICO.

Një diplomat i lartë i NATO-s nga Evropa Perëndimore tha se ka konsensus të përgjithshëm midis aleatëve që një evropianolindor duhet të emërohej si zëvendës i Ruttes.

Biseda në selinë e NATO-s përqendrohet në dy ish-zyrtarë njw nga Maqedonia e Veriut dhe njw nga Bullgaria, dy vende ballkanike që dikur ishin nën kontrollin sovjetik deri në fund të Luftës së Ftohtë, tha Politico.

“Ndoshta posti do t’i shkojë një gruaje nga Evropa Lindore,” tha për POLITICO ish-zëdhënësja e NATO-s Oana Lungescu.

Rutte do të marrë drejtimin e NATO-s më 2 tetor, pasi aleanca ushtarake kërkon një mision urgjent për të forcuar krahun e saj lindor në mënyrë që të parandalojë çdo agresion të mundshëm rus. Gjermania, për shembull, vlerëson se Rusia mund të jetë gati të sulmojë ushtarakisht vendet e NATO-s në pesë deri në tetë vjet, nëse vendos ta bëjë këtë.

Emri i ish-ministres së mbrojtjes së Maqedonisë së Veriut, Radmila Shekerinska, qarkullon gjerësisht, sipas një diplomati të NATO-s . Nëse zgjidhet, ajo do të jetë zyrtarja më e lartë e NATO-s ndonjëherë nga rajoni i Ballkanit Perëndimor jashtë Bashkimit Evropian.

The post Shekerinska zv/sekretare e mundshme e NATO-s appeared first on InfoShqip.com.