Shfaqja skandaloze në “Vevçani”, Shabani: Institucionet të veprojnë, organizatorët të mbajnë përgjegjësi!
Dy skena të ngjashme, të realizuara në kohëra të ndryshme. Për këtë me reagim të ashpër ka dalë ASH-ja e Ziadin Selës. Sipas nënkryetarit të ASH-së, Isen Shabani është e patolerushme të ironizosh me rast “terrorist” siç ishte 27 prilli. “Me kthimin e VMRO-së në pushtet duket që i është rikthyer traditës së vjetër kun […] The post Shfaqja skandaloze në “Vevçani”, Shabani: Institucionet të veprojnë, organizatorët të mbajnë përgjegjësi! appeared first on InfoShqip.com.
Dy skena të ngjashme, të realizuara në kohëra të ndryshme. Për këtë me reagim të ashpër ka dalë ASH-ja e Ziadin Selës.
Sipas nënkryetarit të ASH-së, Isen Shabani është e patolerushme të ironizosh me rast “terrorist” siç ishte 27 prilli.
“Me kthimin e VMRO-së në pushtet duket që i është rikthyer traditës së vjetër kun ë të kaluarën njihej për shfaqje të ngjajshme ofenduese e që ngjallnin urrjetje ndaj shqiptarëve. Nuk tolerojmë, as nuk pranojmë që të bëhet satirë me tragjedi personale me ngjarje të rënda që në vete paraqesin një akt terrorist e aq më pak kur tallja bëhet me viktimën. Shfaqja në karnevalet e Vefçanit është vazhdimsi ndoshta edhe më e rëndë se sa vet sulmi dhe tentimi për vrasje i 27 prillit”, tha Shabani.
Sipas Shabanit autorët e kësaj vepre morbide duhet të përgjgjen para organeve kompetente.
“Kërkojmë nga autoritetet kompetente dhe të gjithë faktorët politik dhe institucional që të ndëshkojnë veprimet e këtilla që prekin, jo vetëm ndjenjat personale dhe familjare të z.Sela, por edhe të një populli të tërë në vend e më gjërë. Për këto veprime organizatorët dhe personat që realizuan këtë shfaqje të rëndë dhe nënçmuese duhet të mbajnë përgjegjësi ligjore”, deklaroi Shabani.
Për këtë, ka reaguar edhe Bashkimi Demokratik për Integrim. Edhe integristët kërkojnë që personat të përgjigjen para organeve kompetente. Kur jemi tek 27 prilli, vlen të potencohet se javë më parë nga akuza janë liruar disa të dënuar për tentin vrasjen e kreut të ASH-së, Ziadin Sela. /tvklan.mk
The post Shfaqja skandaloze në “Vevçani”, Shabani: Institucionet të veprojnë, organizatorët të mbajnë përgjegjësi! appeared first on InfoShqip.com.