SHGM: Digjet makina e pronarit të mediumit M-Net, kërkojmë reagimin e MPB-së
Shoqata e Gazetarëve të Maqedonisë (SHGM) dënon ashpër aktin vandal të djegies të automjetit të kolegut Blagoj Sersemov, redaktor i televizionit lokal dhe medias online M-net nga Shtipi. Incidenti ka ndodhur gjatë natës së kaluar, ku makina e gazetarit dhe redaktorit nga televizioni i Shtipit M-net është djegur nga autorë të panjohur në oborrin e […]
Shoqata e Gazetarëve të Maqedonisë (SHGM) dënon ashpër aktin vandal të djegies të automjetit të kolegut Blagoj Sersemov, redaktor i televizionit lokal dhe medias online M-net nga Shtipi.
Incidenti ka ndodhur gjatë natës së kaluar, ku makina e gazetarit dhe redaktorit nga televizioni i Shtipit M-net është djegur nga autorë të panjohur në oborrin e shtëpisë së tij familjare.
Me këtë, autorët kanë rrezikuar të shkaktojnë dëme edhe më të mëdha, duke ekspozuar anëtarët e familjes së gazetarit dhe fqinjët e tij ndaj një rreziku të mundshëm për sigurinë e tyre.
Gazetari Sersemov për këtë shkatërrim tendencioz të pronës së tij personale deklaroi: “Këtë e konsideroj si një goditje të drejtpërdrejtë ndaj të gjitha mediave, jo vetëm ndaj meje personalisht. Siguria e anëtarëve të familjes sime është padyshim e rrezikuar.”
SHGM kërkon që MPB të reagoj menjëherë dhe të gjej autorët e kësaj vepre vandale.