Shkollat në Tetovë të pasigurta nga zjarret 

Shumica e shkollave në Tetovë nuk janë të sigurta në raste zjarri. Këtë e kanë nxjerrë në pah inspektimet nga inspektorati komunal, shkruan Portalb.mk.  Pas tragjedisë së zjarrit në Koçan në shumë institucione u ngrit çështja se sa të sigurta janë objektet publike në rast të ndonjë zjarri. Për këtë, Inspektorati Komunal i Tetovës ka […]

Mars 27, 2025 - 14:00
 0  5
Shkollat në Tetovë të pasigurta nga zjarret 
Iniciativa Zero vendosi aparat kundër zjarrit para Prokurorisë dhe Gjykatës së Tetovës. Foto: Fisnik Xhelili/Portalb.mk

Shumica e shkollave në Tetovë nuk janë të sigurta në raste zjarri. Këtë e kanë nxjerrë në pah inspektimet nga inspektorati komunal, shkruan Portalb.mk. 

Pas tragjedisë së zjarrit në Koçan në shumë institucione u ngrit çështja se sa të sigurta janë objektet publike në rast të ndonjë zjarri.

Për këtë, Inspektorati Komunal i Tetovës ka kryer inspektime nëpër shkollat fillore dhe të mesme. 

Këto inspektime nxorën në pah se situata është alarmante, ka mungesë të aparateve kundër zjarrit, hidrantëve si dhe planeve të evakuimit. 

“Kemi konstatuar se tek disa kemi mungesë hidrantësh, kemi aparate kundër zjarrit me afat të skaduar, mungesë planesh për evakuim, dhe iu kemi sugjeruar drejtorëve që sa më shpejtë ti plotësojnë kushtet. Në fund javë do kemi raportin final se çka kemi hasur gjatë këtyre kontrolleve”, tha shefi i Inspektoratit Komunal, Armend Salihi. 

Më problematike mbetet çështja e hidrantëve në fshatrat e malësisë. 

Përveç inspektimeve në shkolla, inspektorati komunal ka kryer mbikëqyrje edhe në institucione tjera.

“Institucioneve në fjalë do tu jepet afat përkatës për t’i eliminuar ato. Institucionet që janë në ingerenca të komunës së Tetovës si shkollat dhe ndërmarrjet komunale, ku do të paraqitet problemi i mungesës së financimit nga buxheti vet anak, ne s komunë jemi të gatshëm të ndihmojmë këto institucione për eliminimin sa më të shpejtë të këtyre mangësive”, tha kryetari i Komunës së Tetovës, Bilall Kasami. 

Deri nesër ky inspektim pritet të mbyllet ndërsa më pas inspektorati komunal pritet të del me raport dhe konkluzione përkatëse.