Shoqata e Prokurorëve i dënon kërcënim*et ndaj Petrit Kryeziut të Prokurorisë Themelore në Prizren

Shoqata e Prokurorëve të Kosovës dënon me forcë kërcënimet e drejtuara ndaj ushtruesit të detyrës së kryeprokurorit të Prokurorisë Themelore në Prizren, Petrit Kryeziu. Në një njoftim të lëshuar për media thuhet se ky akt kërcënimi, përmes rrjeteve sociale, përbën një përpjekje të papranueshme për të frikësuar dhe dobësuar institucionet e drejtësisë dhe të sigurisë

tetor 12, 2024 - 17:00
 0  7
Shoqata e Prokurorëve i dënon kërcënim*et ndaj Petrit Kryeziut të Prokurorisë Themelore në Prizren
shoqata-e-prokuroreve-i-denon-kercenim*et-ndaj-petrit-kryeziut-te-prokurorise-themelore-ne-prizren

shoqata-e-prokuroreve-i-denon-kercenim*et-ndaj-petrit-kryeziut-te-prokurorise-themelore-ne-prizren

Shoqata e Prokurorëve të Kosovës dënon me forcë kërcënimet e drejtuara ndaj ushtruesit të detyrës së kryeprokurorit të Prokurorisë Themelore në Prizren, Petrit Kryeziu.

Në një njoftim të lëshuar për media thuhet se ky akt kërcënimi, përmes rrjeteve sociale, përbën një përpjekje të papranueshme për të frikësuar dhe dobësuar institucionet e drejtësisë dhe të sigurisë në vend.

“Kjo nuk është vetëm një sulm ndaj një individi, por një sfidë e drejtpërdrejtë ndaj rendit kushtetues dhe shtetit ligjor. Shoqata e Prokurorëve dënon me vendosmëri çdo përpjekje për të penguar veprimtarinë e drejtësisë, duke kujtuar se këto kërcënime nuk do të ndikojnë në përkushtimin dhe përpjekjet tona të palodhshme për të mbrojtur ligjin dhe për të siguruar drejtësi për të gjithë qytetarët e Kosovës. Këto akte të turpshme janë të drejtuara jo vetëm kundër Kryeprokurorit Kryeziu, por edhe kundër të gjithë atyre që punojnë në funksion të drejtësisë dhe sigurisë në vend”.

“Shoqata apelon ndaj institucioneve të rendit dhe ligjit që të veprojnë me shpejtësi dhe me vendosmëri për të identifikuar dhe ndjekur penalisht autorët e këtyre kërcënimeve, duke garantuar sigurinë dhe mbrojtjen e atyre që janë në shërbim të interesit publik. Në të njëjtën kohë, ne i bëjmë thirrje qytetarëve që të mbështesin organet e drejtësisë dhe të mos lejojnë që aktet e tilla kriminale të minojnë besimin në institucionet tona”, thuhet në reagim.

Tutje, theksohet se mesazhi i tyre është i qartë: “Prokurorët dhe organet e sigurisë do të vazhdojnë punën e tyre të pandalshme për ndjekjen e kriminelëve dhe mbrojtjen e shtetit të së drejtës. Askush nuk do të mund të na ndalojë në këtë mision, dhe çdo kërcënim ndaj përfaqësuesve të drejtësisë është një kërcënim ndaj vetë shtetit”.