Shpallen fletarrestet ndërkombëtare për Artan Grubin dhe Përparim Bajramin
Ministria e Brendshme e Maqedonisë së Veriut në faqen e saj zyrtare shpalli fletarrestet ndërkombëtare për ish zëvendëskryeministrin Artan Grubi dhe ish drejtorin e Lotarisë Shtetërore, Përparim Bajrami. Gjykata Penale një ditë më parë me propozimin e Prokurorisë caktoi paraburgim 30 ditorë për Grubin dhe Bajramin. Gjykata Penale po ashtu urdhëroi shqiptimin e masave të […] The post Shpallen fletarrestet ndërkombëtare për Artan Grubin dhe Përparim Bajramin appeared first on InfoShqip.com.
Ministria e Brendshme e Maqedonisë së Veriut në faqen e saj zyrtare shpalli fletarrestet ndërkombëtare për ish zëvendëskryeministrin Artan Grubi dhe ish drejtorin e Lotarisë Shtetërore, Përparim Bajrami.
Gjykata Penale një ditë më parë me propozimin e Prokurorisë caktoi paraburgim 30 ditorë për Grubin dhe Bajramin.
Gjykata Penale po ashtu urdhëroi shqiptimin e masave të sigurisë, përkatësisht marrjen e pasaportave për katër të përfshirët e tjerë në hetimin për “Lotarinë Shtetërore”.
Në hetim është edhe ish-kryeministri Dimitar Kovaçevski.
Grubi dhe Bajrami dyshohen se janë bashkëkryerës të veprës penale “Mashtrim në Shërbim” sipas nenit 354 të Kodit Penal që parashikon dënim të paktën katër vjet burg. Katër të dyshuarit e tjerë, të cilëve u janë marrë pasaportat, ngarkohen për keqpërdorim të detyrës zyrtare, ndërsa për veprën që u ngarkohet sipas Kodit Penal, rrezikojnë burg të paktën 5 vjet. Dëmi i kryer në Lotarinë Shtetërore, sipas Prokurorisë është rreth 8,2 milionë euro.
The post Shpallen fletarrestet ndërkombëtare për Artan Grubin dhe Përparim Bajramin appeared first on InfoShqip.com.