Shpenzimet e jetesës në korrik 3% më të larta – çmimet me pakicë për 3.9%

Shpenzimet e jetesës në korrik të këtij viti, krahasuar me korrikun e vitit të kaluar, janë rritur për 3.0 për qind, ndërsa çmimet me pakicë për 3.9 për qind, njoftoi Enti i Statistikës. Çmimet me pakicë në korrik krahasuar me muajin paraprak shënuan rritje prej 1.5 për qind. Rritja e inflacionit është rezultat i rritjes […] The post Shpenzimet e jetesës në korrik 3% më të larta – çmimet me pakicë për 3.9% appeared first on InfoShqip.com.

gusht 8, 2024 - 02:30
 0  5
Shpenzimet e jetesës në korrik 3% më të larta – çmimet me pakicë për 3.9%

Shpenzimet e jetesës në korrik të këtij viti, krahasuar me korrikun e vitit të kaluar, janë rritur për 3.0 për qind, ndërsa çmimet me pakicë për 3.9 për qind, njoftoi Enti i Statistikës. Çmimet me pakicë në korrik krahasuar me muajin paraprak shënuan rritje prej 1.5 për qind.

Rritja e inflacionit është rezultat i rritjes së shpenzimeve të jetesës në grupet: restorante dhe hotele për 5.8 për qind, transport për 4.9 për qind, argëtim dhe kulturë për 1.2 për qind, shëndetësi, mallra të ndryshme dhe shërbime për 0.6 për qind, ujë, elektrik, gaz dhe derivate të tjera për 0.3 për qind, pijet alkoolike, duhani dhe narkotikët për 0.1 për qind.

Në korrik 2024, krahasuar me qershorin 2024, ulje e shpenzimeve të jetesës është vërejtur në grupet: veshje dhe këpucë për 0.5 për qind, ushqime dhe pije joalkoolike për 0.2 për qind, komunikime për 0.1 për qind.

The post Shpenzimet e jetesës në korrik 3% më të larta – çmimet me pakicë për 3.9% appeared first on InfoShqip.com.