ShowBiz

Shpërthejnë ngjyrat dhe lulet në festën e PS-së/ Ja si ishin veshur disa nga deputetet (FOTO)

Pak ditë më parë, Partia Socialiste festoi 27-vjetorin e krijimit të saj. Festa u bë në një nga ambientet jashtë dhe ajo që të binte në sy ishte më së shumti veshja e zonjave socialiste, të cilat nuk ishin kursyer në ngjyra dhe lule, tamam veshje festive.Me këtë rast, ia vlen të përmendim veshjen e deputeteve Blerina Gjylametit, Elisa Spiropalit, Elona Gjebreas etj.. Ndërkohë, disa ministre të Ramës kishin preferuar edhe në festë ngjyrat e errëta, njëlloj siç bëjnë kur shkojnë në Parlament.

Read More »

”Unë nuk i rezistoj dot”! Marina Vjollca paska një FIKSIM nga Kosova dhe ai është…

Që pas lidhjes më Getoar Selimin duket se vizitat e Marinës në Kosovë janë bërë shumë të shpeshta se zakonisht…Por përveç Getoarit dhe familjes së re që ka krijuar në Kosovë, mesa duket moderatorja paska gjetur edhe një “dashuri” tjetër.Bëhet fjalë për flinë, një lloj ushqimi shumë i veçantë dhe i shishëm njëkohësisht.

Read More »

I DOLËN mesazhet, Kejvina flet për herë të parë për lidhjen me Strakoshën: Nuk guxon… (FOTO)

Duke qenë një nga vajzat më seksi të ekranit shqiptar, nuk kishte si mos të ishte në qendër të vëmendjes jeta private e Kejvinës. Në fillim të këtij viti u përfol se velina e “Xing me Ermalin” është në një lidhje me futbollistin Thomas Strakosha. E gjitha nisi nga një koment i Strakoshës në foton e Kejvinës, një emoji me sy zemra ndërsa bjondja bukuroshe ja kthente me një puthje. Në një prononcim për “Xing.al”, Kejvina asokohe e mohoi të ishte në një lidhje me futbollistin, por thashethemet ende vazhduan. Megjithatë mbrëmjen e sotme në “Xing me Ermalin” po transmetohen pjesët off records të emisionit dhe teksa Kejvina mendon se kamera nuk po filmon, Ermali e pyet: “Po ti ishe lidh me çunin e Strakoshës?”“Jo mo, për kokën e…Po ik mo burrë tani. Hej Zot i madh, s’bën dot robi një koment këtu në Shqipëri”, shprehet Kejvina e inatosur me lajmet që kanë shkruar për të dhe duke mohuar kështu lidhjen e shumëpërfolur.

Read More »

Albi Nako NGACMON Olimpian në sy të Albës: Hajde moj ti ta hëngsha… (FOTO)

Sot “Xing me Ermalin” nuk po zhvillohet në studion e emisionit, por në Prezë ku janë të ftuar disa nga personazhet më të njohur të ekranit, Albi Nako, Alba Hoxha, Valer Kolnikaj, Kiara Tio, Eni Shehu dhe Nevina Shtylla të cilët po luajnë lojën me dënime. Kur erdhi radha e Albit, koreografit i ra si dënim të lyente dhëmbët me karbon. Teksa këngëtarja e Xing me Ermalin, Olimpia shkoi të merrte karbonin, po fliste me dialektin shkodran dhe Albi ja ktheu: “A moj ta marrsha, ta hëngsha ***” duke shkaktuar shumë të qeshura.“Hajt moj ta hëngsha lythin”, vazhdoi koreografi duke qeshur teksa përballë kishte Albën, balerinën dhe prezantuesen e motit ne Klan me të cilën përflitet se është në një lidhje.

Read More »

“Hoqi reçipetat në strip club”, Kejvina Kthella merr gjobë nga Xing me Ermalin

Mbrëmjen e sotme në “Xing me Ermalin” po transmetohet disa pjesë “off records” të këtij sezoni televiziv ku të ftuarit por edhe vetë Kejvina nuk e di që po filmohen dhe tregojnë sekrete e të pathëna që nuk do t’i thonin në ekran. Gjatë xhirimit të emisionit Kejvina i tregon Ermalit se para dy ditësh ka qenë në një strip club dhe i ka hedhur striptistes 100 mijë lekë. Ermali paralajmëron se ai që shkon në stip club do marrë gjobë por Kejvina duket se nuk e vret mendjen dhe vazhdon tregon për natën në strip club.“Isha para dy ditësh në strip club, i hodha njërës 100 mijë lekë. Kërcente shumë bukur ajo goca, hoqi sytjenat kur i hodha lekë”, tregon Kejvina. “Kush ka qenë në club me striptist ka gjobë”, thotë Ermali. “Unë isha pra”, ja kthen Kejvina. “Ke gjobë”, i përgjigjet Ermali.

Read More »

Një “superbombë” e zhveshur (Foto)

Blac Chyna e ka tronditur Instagramin të premten me disa foto bombastike.Qartësisht e gatshme për fundjavën, bukuroshja 30-vjeçare u zhvesh e gjitha teksa shijonte zhytjen në një pishinë natyrale. Nëna e dy fëmijëve u pa gjysmë e zhytur në ujë duke treguar tatuazhin e saj masiv, që arrin deri në të pasmet e përsosura.1 of 9Chyna i ka bërë 14.3 milionë fansat e saj në Instagram që të ‘çmenden”, pasi format e saj trupore rrallë se i shohim tek ndonjë vajzë tjetër.Fotot seksi vijnë pask ditë pasi Chyna lëshoi një valë akuzash ndaj Kylie Jenner dhe klanit Kardashian.16 qershor 2018 (gazeta-Shqip.com)

Read More »

Amber dhe Dan “arratisje” e ëmbël në Santorini (Foto)

Ata konfirmuan romancën e tyre kur Dan Edgar i kërkoi Amber Turnerit të ishte e dashura e tij në finalen e madhe të serialit britanik TOWIE, pas një viti takimesh të rastësishme të mbushur me pasion të zjarrtë, shpërthime dhe shumë dhimbje.Dhe rruga e përbashkët e këtij çifti të showbizit nuk kishte qenë kurrë më e lumtur se ky udhëtim i fundit, tepër i nxehtë në Santorini të Greqisë.1 of 10Bukuroshja Amber shfaqi format e saj me bikini të ndritshëm me gurë, teksa s’kishte si të mungonte një puthje përvëluese me të dashurin e saj të hijshëm.“Zogjtë” e dashuruar shijuan kokteje të ftohta në një bar të këndshëm, teksa vëmendjen ta rrëmbenin të pasmet bombastike në Amber dhe hijeshia e saj “vrasëse”, me të cilën bëri për vete edhe Dan.16 qershor 2018 (gazeta-Shqip.com)

Read More »

Moderatorin shqiptar e KËRCËNOJNË me jetë: Po të pashë në rrugë do të të vras…

Kelvi Kadilli ka qenë i ftuari i kësaj të shtune në emisionin “Thumb” që drejtohet nga Fatma Haxhialiu dhe Aulona Musta. Moderatori i njohur ka treguar më shumë mbi karrierën e tij në televizion por edhe pasionin e tij për muzikën. Pak ditë më parë ai ka publikuar klipin “vajzat e Fhastit” dhe përveç përgëzimeve ka patur edhe nga ata që e kanë kërcënuar me jetë.“ Kam marrë kërcënime për jetën: Po të pashë në rrugë do të vras… Inati i njerzve ndaj meje është i tmerrshëm. Nuk kam frikë nga asgjë se nga Instagrami nuk të vret njeri. Kënga ime po s’të pëlqeu mos e dëgjo. “,- ka rrëfyer Kelvi duke treguar se pavarësisht kërcënimeve ai nuk ka frikë dhe nëse dikujt nuk i pëlqejnë ai dhe kënga e tij atëherë thjesht mos ta dëgjojë.

Read More »

I dashuruar me Dojna Memën? Kelvi Kadilli e thotë troç: Marrëdhënia është më e bukur seç duket…

Kelvi Kadilli është ndër moderatorët më “mistecë” të ekranit, duke e kthyer atë në të preferuarin e të rinjve shqiptarë.Mirëpo Kelvi përflitet se është në lidhje dashurie me kolegen e tij në “Pop Culture” Dojna Mema, ndersa më herët është raportuar se e dashura e tij ishte Liesa Haxhiasllani.Në një intervistë për emisionin “Thumb”, moderatori u pyet sesi është marrëdhënia me dy vajzat dhe cilën prej tyre do të zgjidhte ai për ta pasur në krah.“Me Dojnën marrëdhënia është më e bukur seç duket. Në fillim doja shumë të punoja me të. Ajo është goxha e përgatitur, ka shumë informacion. Vizioni i qartë që kemi për të ardhmen tonë na lidh goxha shumë. Kimi në shtrat? Paska gjëra për të cilat unë nuk mund të flas dot. Çfarë ka ndodhur realisht unë se kam thënë asnjëherë e nuk do e them as sot. Liesa apo Dojna? Kimi kam me Dojnën. Jemi shumë shumë miq po se çfarë kemi ne mes vetes është tjetër pastaj. “, – është shprehur moderatori Kelvi Kadilli.

Read More »

Artiste jo vetëm në skenë por edhe në shkallët e pallatit, shihni çfarë bën Olta Gixhari (VIDEO)

Njihet për karakterin e saj të shpenguar dhe pa komplekse. Aktorja Olta Gixhari ka dashur të tregojë se di të bëjë art jo vetëm në skenë, por edhe në shkallët e pallatit.Olta ka postuar në “Instagram” një video ku shihet me furçë në dorë ndërkohë që lyen një faqe muri me ngjyrë të errët.Pavarësisht se tërësisht natyrale, dhe pa grim, Olta si gjithmonë duket shumë bukur brenda natyrës së saj çapkëne.https://gossip.alpenews.al/wp-content/uploads/sites/4/2018/06/34846484_183504385697273_8738902844012232704_n.mp4

Read More »

PLAZH! Kur vjen fundjava, të gjithë VIP-at janë në një mendje: S’kemi frikë nga shiu… (FOTO)

Planet për fundjavën nisin zakonisht që në mesin e javës, dhe mesa duket disa nga vipat qenkan me një mendje: Fundjavën do e kalojmë në plazh. Edhe pse moti ka qenë jo i mirë nuk ua prishi planet.E para që nisi fundjavën ishte Aulona Musta. Gazetarja dhe moderatorja është bërë bashkë me balerinët e “Dancing with the stars” dhe po shijojnë fundjavën së bashku.Të njëjtën gjë duket se ka bërë dhe shoqja e saj Fatma. Ajo e ka nisur plazhin një ditë më para. Pavarësisht kohës së keqe moderatorja ja ka dalë të mari ca rreze dielli.Edhe Riselda Sejdia ka zgjedhur të kalojë fundjavën në plazh, dhe këtë gjë e ka ndarë me fansat e saj në Instagram.Xhemi Shehu, pavarësisht se nuk është aktive në rrjete sociale ajo sot ka zgjedhur të ndaj me fansat një foto teksa ndodhet në një pishinë.Alketa Vejsiu ka nisur sot pushimet duke qëndruar për disa kohë larg dritave të skenës e larg zhurmave të qytetit.Përgatiti AlpeNews.al

Read More »

Pas lajmeve për fejesë flet Kastro Zizo: Nuk janë të vërteta, hedh një budalla një gur, hidhen 100 ta kapin

Rikujtojmë se kohëve të fundit në media kanë qarkulluar lajme të ndryshme përsa i përket fejesës së Kastro Zizos. Vetë ai ka bërë lëmsh gjithë mediat e gazetarët me postimet e lajmërimet në rrjetet sociale.Kastro Zizo ka qenë i ftuar në emisionin Thumb në Abc News dhe është pyetur nga gazetarja për lajmet që kanë qarkulluar së fundmit. Ai ka thënë: “Hedh një budalla një gur e hidhen 100 ta kapin. Momentalisht jo jam në kërkim të femrës perfekte”.Pra, le të rrimë të qetë për disa kohë është e sigurt që nuk do të kemi një fejesë të mirëqënë nga Kastro.

Read More »

Soni tregon prapaskenat e FITORES në “Dancing With the Stars”: Gjërat kaluan në banalitet dhe… (VIDEO)

Këngëtarja Soni Malaj përveç suksesit muzikor arriti edhe një triumf, siç ishte fitorja e ‘Dancing with the stars’. E ftuar në programin IN të fundjavës ‘Një kat më lart’ të moderatorit Ermal Peçi, ajo tregoi ndjesitë e finales. Ermali që në nisje të bisedës i tha se nga ekrani u ndje një mërzitje e saj, teksa Soni tregon çfarë ndodhi:‘Ndodhën disa gjëra në sallë, më vunë shumë në siklet. Mendoja që publiku nga ekrani do shikoj disa gjëra jo të mira. S’më pëlqejnë fjalët banale në sallë, aq më tepër kur vllai im, mamaja, tezja ime ishin aty. Kur kalohet në banalitet më duket sikur nuk i përkas më atij ambjenti, asaj skene’.

Read More »

PROVOKON Alketa Vejsiu, tregon të pasmet me fustanin e tejdukshëm (FOTO)

Pasi mbylli me sukses këtë sezon televiziv me emisionin “Në kurthin e Piter Panit” i dedikuar fëmijëve që luanin rolin e gazetarëve dhe VIP-ave të ftuar që shpeshherë futeshin në kurthin e të vegjëlve, Alketa Vejsiu ka nisur sot pushimet duke qëndruar për disa kohë larg dritave të skenës e larg zhurmave të qytetit. Moderatorja ka postuar një foto ku shihet ulur në një varkë teksa sodit pamjen e mrekullueshme para saj.Me fustanin e lagur dhe të tejdukshëm që i tregon pjesët e poshtme të bikinit, Alketa duket shumë provokuese teksa këtë imazh ka zgjedhur ta ndajë edhe me ndjekësit në Instagram, por pa bërë të ditur vendin ku ndodhet.

Read More »